Protest e banorëve në fshatin Kamjan
Mbrëmë qindra banorë të fshatit Kamjan kanë protestuar pas vendimit të Komunës së Bogovovinës për të marë kompetencat që të menaxhojë me rrjetin e ujësjellësit për pije.
Ata nuk pajtohen me këtë vendim sepse disa vite me radhë ata vetë kanë menaxhuar me rrjetin e ujësjellësit dhe kanë bërë shumë investime që të mirëmbahet ky rrjet.
Sips burimeve të tetova1.com një delegacion nga kryesia e fshatit sonte janë në takim me kreun e komunës.
Gjatë ditëve në vazhdim tetova1.com do ju informojë rreth zhvillimeve në fshatin Kamjan.
/tetova1.com/






