Qeveria dënon Makstilin dhe Jugohromin
Qeveria nuk i pranoi kërkesat e Makstilit dhe Jugohromit për prolongim më të madh të afatit për plotësimin e standardeve ekologjike për marrjen e lejes së integruar ekologjike A dhe i urdhëroi Inspektoratit shtetëror për ekologji t’u shqiptojë gjoba të larta dhe t’i detyrojë që deri më 31 tetor të këtij viti t’i kompletojnë të gjitha proceset e domosdoshme teknologjike. Me këtë, siç deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev, përmbyllet procesi për marrjen e lejeve të integruara ekologjike A.
“Në lidhje me procedurën për marrjen e lejes ekologjike A në lidhje me kapacitetet më të mëdha nga ana e Ministrisë për Ekologji jemi njoftuar se kushtet i kanë plotësuar Feni, Ngrohtorja e cila është gazifikuar, Sasa, Tehnogas, Ading, Alkaloid, Çimentorja, OKTA dhe dhjetëra kompani të tjera me çka përmbyllet procesi”, deklaroi Gjorgjiev.
Përmes Ministrisë së Ekologjisë deri te Qeveria, theksoi, kërkesë për prolongimin e afatit parashtruan Makstil dhe Jugohrom, në kuadër të kërkesës kanë theksuar se nga Plani operativ për marrjen e lejes kanë plotësuar njëzetë pikë dhe mbeten për t’u plotësuar edhe gjashtë pikë për të cilat kanë ndërmarrë hapa dhe janë në fazë të realizimit. Këto varen nga procedurat teknike për të cilat nevojitet më shumë kohë për furnizim dhe për instalim.
“Ne nuk i pranuam kërkesat e kompanive për prolongim më të madh të afateve, lejuam që afati për këto dy kompani për kompletimin e proceseve, instalimeve dhe ndërtimeve të vazhdohet për më shumë se gjashtë muaj, ndërsa në ndërkohë Qeveria i dha urdhër Inspektoratit shtetëror për Ekologji të shqiptojë dënime drejt këtyre kompanive në pajtim me Ligjin për Ekologji në lartësi nga më shumë qindra mijëra euro dhe i urdhëroi kompanitë më së voni deri më 31.10.2014 t’i kompletojnë të gjitha proceset teknologjike”, sqaroi Gjorgjiev.







