Qindra qytetarë marshuan kundër varfërisë - tetova1

Qindra qytetarë marshuan kundër varfërisë


Kategoria: Ekonomi

Postuar më: Sht, Mar 1, 2014

Lexuar: 325 herë



Vetëm njëqind qytetarë morën pjesë në marshin protestues kundër varfërisë së qytetarëve, që u organizua nga platforma maqedonase kundër varfërisë dhe shoqatës “8 Shtatori”. Për dallim nga një milion e gjysmë të varfër, sa numëroi zyrtarisht Enti Shtetëror i Statistikës, në Maqedoni këta njerëz konsiderojnë se situata është përkeqësuar për shkak se Kuvendi dhe Qeveria duhet të ndërmarrin diçka.

“Unë jam lëshuar nga puna vitin e kaluar nga kompania “Makstill”. Dhe tani më kaluan 12 muaj që duhet të më paguajnë dhe më pas çka do të bëj pa të holla. Edhe unë duhet të mirëmbajë familje”.

“Të gjithë qytetarët janë të uritur, por nga frika nuk vijnë,vetëm për shkak se …’.

“Si të jemi në shtëpi, a duhet ti jepet mbështetje, së pari këtij populli, punëtorëve falimentues, tepricës teknologjike, pastaj të papunëve dhe në përgjithësi për jetën që e jetojmë në këtë Maqedoni të artë. Jeta nga dita në ditë po bëhet gjithnjë e më keq dhe më keq”.

A mendoni se mund të ndryshohet diçka?

“Po, po, me siguri …”.

“Ngadalë, ngadalë, me vite do të ndryshohet, nëse jo tani së shpejti…”.

“Protestat me aq pak njerëz, nuk besoj. Pushteti po e bën punën e vet, kurse punëtorin nuk e shohin si është. Nuk na përfillin. Po thonë se këtë do të ndërtojmë, atë do ta bëjmë, kurse mua më përzunë dhe tani kërkojë zgjidhje se si të mbijetojë”.

Organizatorët e marshimit me moton “12 pa 5″, dërguan deri tek Qeveria kërkesën që t’iu paguhen faturat për shërbimet komunale punëtorëve të falimentuar dhe të varfërve.

“Të lirohem nga participimi për shërbimet shëndetësore dhe mjekësore dhe të sigurohen për ta ilaçe falas”, tha Xhelal Hoxhiq, Shoqata “8 Shtatori”.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikës, në Maqedoni 27.1 për qind e popullatës është e varfër, kurse mbi gjysmë milion qytetarë kanë problem me pagesën e faturave dhe të qirasë. Madje një milion njerëz prej gjithsej dy milionë mund çdo të dytën ditë të sigurojnë një ushqim cilësor. Për shkak të kësaj jemi vendi i tretë më i varfër në Evropë, pas Shqipërisë dhe Bosnjë e Hercegovinës. Sipas metodologjisë tjetër, të Bankës Botërore, Maqedonia zë vendin e parë në Evropë për sa i përket varfërisë, me gati 10 për qind të varfër, me çka madje 66 për qind e popullsisë jeton në zonën gri mes varfërisë dhe klasës së mesme, ku me shumë vështirësi plotësohen nevojat themelore të jetesës.