Radusha shënoi 13 vjetorin e daljes në luftë
Është organizuar tubim dje në fshatin Radushë me rastin e shënimit të 13 vjetorit të daljes në luftë të “Brigadës 115” të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK). Manifestimi është mbajtur në sheshin “Adem Jashari” në këtë fshat.
Në këtë manifestim kanë marrë pjesë ish luftëtarë të UÇK-së, ndërsa organizimi ka qenë nga banorët e këtij fshati. Të pranishëm kanë qenë ish komandantë dhe ish luftëtarë si Rafiz Haliti-Mësuesi, Hazbi Lika, Mehmet Ballazhi dhe tjerë, pjesë e kësaj ish brigade.
Të pranishmit duke evokuar kujtime nga këto luftime thanë se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe për status të barabartë të shqiptarëve.







