Mehmeti: Për çfarë u dakordua kreu i PDSH-së në ‘Sushiko’? - tetova1

Mehmeti: Për çfarë u dakordua kreu i PDSH-së në ‘Sushiko’?


Kategoria: Lajme

Postuar më: Die, Mar 16, 2014

Lexuar: 790 herë



Rreagimi i deputetes së BDI-së Ermira Mehmeti ndaj akuzave që ka ngritur PDSH për përfshirjen e saj dhe të Iljaz Halimit në afera korruptive ka qenë i menjëhershëm.

“Pyetja e vertetë që parashtron sot çdo shqiptar në fakt është: Për çfarë shërbimesh u dakorduan lideri i PDSH dhe drejtori i shërbimit sekret në restorant Sushico në Shkup? A mos vallë ranë dakord për të bërë kurban Iljaz Halimin për të mbrojtur pronat e Interpometit në Tetovë?! Ky është skandali më i madh korruptiv në dëm të interesave politike të shqiptareve. Ndërkohë, të gjithë ata që më akuzojnë për korrupsion, i ftoj publikisht të vinë e të shohin ku jetoj, si jetoj, dhe ‘çfarë’ luksi posedoj unë, para se të bejnë sajesa të tilla”, ka shkruar Mehmeti si kundërpërgjigje ndaj akuzave të ngritura më parë nga PDSH.

PDSH me anë të Bekim Fazliut, edhe sot ka vazhduar të akuzojë se Ministri i Mbrojtjes Talat Xhaferi obligohet t’i paguaj Ermira Mehmetit 500 euro në muaj si pjesë e kontratës së tyre korruptive.