Reshje të dobëta të borës në Kodër të Diellit dhe Mavrovë - tetova1

Reshje të dobëta të borës në Kodër të Diellit dhe Mavrovë


Kategoria: Lajme

Postuar më: Mar, Mar 11, 2014

Lexuar: 139 herë



Komunikacioni në të gjitha rrugët po zhvillohet rrjedhshëm, kryesisht nëpër rrugë të pastra. Reshje të borës me intensitet të dobët vërehen në Kodër të Diellit dhe Mavrovë, por nuk paraqesin kurrfarë pengese për zhvillimin e komunikacionit.
Nëpër gryka malesh janë të mundshme shembje të imta, posaçërisht në drejtimet rrugore Koçan - Dellçevë, Vinicë - Berovë, Mavrovë - Dibër - Strugë, Gostivar - Strazhë, Demir Kapi - Udovë dhe Katllanovës - Veles.
Ekipet kujdestare të NP “Rrugët e Maqedonisë” ndodhen në terren dhe rregullisht i mirëmbajnë të gjitha drejtimet rrugore.