Rufi Osmani dhe Izet Zeqiri bartës të listës së RDK-së në njësinë zgjedhore 6 - tetova1

Rufi Osmani dhe Izet Zeqiri bartës të listës së RDK-së në njësinë zgjedhore 6


Kategoria: Lajme

Postuar më: Enj, Mar 27, 2014

Lexuar: 712 herë



Kuadrot më të spikatura të RDK-së do jenë bartësit e listave zgjedhore në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të prillit 2014.

Në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Qendror me propozim të komisionit për kandidim nën udhëheqjen e Zenun Ismailit me unanimitet të plotë u vendos me sa vijon:
1. Në njësin numër 7 bartës i listës zgjedhore të RDK-së për Europë është: Enver Osmani,
2. Në njësin numër 6 bartës të listës zgjedhore të RDK-së janë: Rufi Osmani dhe Izet Zeqiri,
3. Në njësin numër 5 bartës të listës zgjedhore të RDK-së janë : Ardian Demiri dhe Artan Dika,
4. Në njësin numër 2 bartës i listës zgjedhore të RDK-së është: Xhezair Shaqiri,
5. Në njësin numër 1 përpilimi i listës zgjedhore do të bëhet në afatin e paraparë ligjor pasiqë të përfundojnë edhe disa konsultime shtesë me disa personalitete me relevance publike.
6. Kuvendi Qendror obligoi Kryesinë e ngushtë të RDK-së që të harmonizon radhitjen në listat zgjedhore duke pasur në konsiderat profesionalitetin, ndershmërin, peshën elektorale dhe përfaqësimin gjithëpërfshirës teritorial.

Shërbimi për Informim - RDK