Rufi Osmani është dhe do të jetë gjithmonë vetëm RDK
Lideri i RDK - së, Rufi Osmani ka reaguar ndaj shkrimeve që u përhapën mbrëmë nëpër disa medias gjoja ka pasur takim ndërmjet tij dhe Abdilaqim Ademit nga BDI dhe se Rufi Osmani do kaloj në BDI.
Në profilin e tij në facebook, Rufi Osmani ka shkruar:
“Rufi Osmani është dhe do të jet gjithmon vetëm RDK. Në vigjilje të zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare shtypi i verdhë maqedonas dhe në veçanti ai shqipëfolës tashmë ka filluar me sulmet dhe shpifjet ndaj RDK dhe anëtarëve të sajë eminent.
Një nga mediumet e këtij shtypi të verdhë është padiskutim portali Shqipmedia portal ky që funkcionon në mënyrë jolegale në tregun e portaleve informative. Ky portal i egër infromativ që punon me direktivat e PDSH-së dhe të shërbimit sekret maqedonas ka përhapur dezinformatën e radhës për gjoja takimin e Rufi Osmanit me anëtar të BDI-së.
Rufi Osmani dhe anëtar të lartë udhëheqës të RDK-së nuk kan pasur dhe nuk do të kenë kurfarë takimesh punë as me përfaqësues të BDI-së dhe të PDSH-së si dy struktura satelite të VMRO-DPMNE.
Rilindja Demokratike Kombëtare do të garon në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare si e vetme e udhëhequr nga Rufi Osmani duke përfshirë në listat e saj zgjedhore personalitete me autoritet kombëtar dhe intelektual.
Gjithmonë RDK, Rufi Osmani.”
/tetova1/






