Sa Havzia ka Shqiptaria? - tetova1

Sa Havzia ka Shqiptaria?


besimvesjeli
Kategoria: Opinione

Postuar më: Mar, Mar 18, 2014

Lexuar: 615 herë



Besim Vejseli
E para e punës ky shkrim nuk përfshin gurbetçarët e vërtet që punojn përkohësisht e familjet e tyre jan këtu, apo ata të cilët kan financa të kufizuara.
Do ishte e pakuptimtë po ti përfshije, por edhe po të doje nuk do mundej ngase lista është plot me ata të tjerët me parat e hudhura bakshish prej të cilve Bekim Kumanova vozit Ferrari e Pandora u bë miljonere.
Para disa ditëve dëgjuam për një familje me kushte të vështira të cilës i ndërtohej një shtëpi e re për një jetë normale nga Bashkia vendore e f.Përshefc me ndihmën e gurbetçarëve.
Ishte shtëpia e dytë e ndërtuar për familjet në nevoj, e treta do nisej së shpejti.
Duke hulumtuar për temën e ktij shkrimi më ra në sy Radio Projekt 21 nga Danimarka të cilën e udhëhiqte z.Havzi Sulejmani. Përmes ktij “Projekti” radio dhe ëeb-it zotriu në fjal bashk me bashkpuntorët jo vetëm që lidhte dhe informonte mërgatën në Danimark por ata kishin një mision edhe më të madh, gati 13 vite me radhë thuajse ç’do muaj ndihmonin një person në nevojë.
Ndihma e tyre nuk ishte vetëm në fomrë lëmoshe ata ndihmonin duke i dal ball problemit që e ka kapluar nevojtarin.
Për 16.000 eurot e mbledhura për voglushen nga familja Adili në Kopanic që lufton me tumorin me siguri keni dëgjuar edhe ju, apo parat e mbledhura për znj.Bislimi e cila vuan nga tumori në tru ndihma për operacionin së cilës ia ka kthyer shpresën për jetë.
Janë edhe shum e shumë aksione të tjera humanitare nga ky ekip i njerëzve me theks të veçant në familjet e luftëtarve dhe dëshmorve (34.000 euro për shtëpin e familjes komandant Telit) të cilët nuk i kan publikuar në Tv që mendoj se ka qen vendim jo i qëlluar pasi në kësi raste nuk është mëkat nëse harohet modestia meqë veprimet e ktilla ngrijn vetëdijen dhe nxisin edhe të tjerët për të ndihmuar.
Përzemërsisht i përgëzoj dhe uroj kta njerëz për aktivitetin e tyre si dhe mërgatën në Danimark që ja ka dhën besimin këtij njeriu, por vallë Pollogu vetëm nji Havzi paska në diaspor? Vallë vetëm mërgimtarët e Danimarkës jan zemërgjer? Të tjerët vetëm me komente tek portalet kur ka lajme politike duhet të aktivizohen?
Këtu ke plot njerëz që jetojn me sëmundje të rrënda në luft me vdekjen që nuk i përballojn harxhimet për mjekim, ke familje që jetojn në kushte jodinjitoze për një njeri,ke fëmij që nuk jan gëzuar kurr në jet siç gëzohet një moshatar i tij, ke shkolla të rrënuara,spital ku mungojn qindra mjete dhe aparatura,rrug që në vend të asfaltit jan të shtruara me “Nutella balte”, familje të dëshmorve ose invalid të luftës që kan mbetur në mëshir të fatit.
Është e qartë se gjith kto jan punë e institucioneve shtetërore por po të mbetëmi në ktë qëndrim na paska kaplu halli i zi.
Të bëhemi realist Maqedonia është ndër më të varfërit në Europë edhe po të ishte më i pasuri nuk pritet ç’do gjë nga shteti.
Shembull kemi vendin më të pasur në botë Amerikën,egzistojnë me mijëra fondacione që ndihmojnë personat në nevoj edhe pse shteti posedon buxhet sa 5 her Europa bashk, konkretisht thuajse në ç’do shkoll e kolegj ke tabel me emra të donatorve vullnetar për rregullimin apo mbarvajtjen e asaj shkolle sepse aty kan mësuar ose aty mëson fëmiu i tyre, e mos të flasim për donacione private që bëjn njerzit në institucione të tjera si spitale, organizata humanitare etj.
Pra a nuk është turp dhe mëkat që një fshat në Tetovë ku gjysma banorëve jan në gurbet fëmijët ose nipat e tyre të mësojn në shkolla të ndërtuara me tulla balte apo shkolla të tjera me klasa të lyera së fundmi Titoja kur ish gjall?
Vallë a ska njerëz si ata kërçovarët e gurbetit të cilët e kishin ble për komunën makinën që pastron borën, po duhet Tetovën ta pastrojn makinat të mara me qira nga Manastiri e Shtipit? Vallë Ndihma e Shpejt e spitalit makina Yugo do të arijë në koh tek i sëmuri në kohë?
Vallë a do filloj dikush ndoj iniciativ e do na e ndihmoj Spitalin e Tetovës me ndoj aparat ose mjete tjera elementare, sepse kur na vjen smundja të gjith atje drejtohemi trokasim, kërkojm ndihm prej një vendi që vet është bë për ti ndihmuar?
E shum e shum gjëra të tjera të cilat mund të bëhen me bakshishet që hudhen për këngëtaret tallava dhe për “Ouspukat” e veturave të marura me qira që verës do të duhet të reklamohen në Tetovë.
Siç ka qen dhe është fjala “Besa Besë” pjes e kulturës shqiptare ditve të sodit i është shtuar Shqiptari ndihmon Shqiptarin ngaqë është zbehur lidhja vllazërore nga smira,egoizmi por edhe jofalemnderimi nga një pjes e njerzve këtu për diasporën ton,ndaj edhe kjo thënie është zëvendësuar me një tjetër “Me shqiptarin mo kiesh pun”, edhe kur ju pyet dikush që është në mjerim ekonomik a mund të punoj tek ju për një kohë përgjigjja ka elemnte “fora Berlini” si ”ska pun..de shof..det kallzoj…” e nga ana tjetër nga 10 puntor joshqiptar keni në pun.
Ata smund të jen më puntor se një njeri që niset prej ktu edhe nëse jan nuk mund të ken besnikërin dhe moralin e një shqiptari ndaj punës dhe pundhënësit.
Nga ana tjetër ne bëjm pjes të gjith në një fe Islamin,që të gjithve na obligon të ndihmojm njëri tjetrin.
Po e përmend një thënie të Muhamedit a.s “ Besimtari për besimtarin është sikur një ndërtesë tullat e së cilës e mbajnë njëra tjetrën”.
Jeni konstrukti i ndërtesës son,më të fortë se na.Na ndihmoni neve dhe ktë vend,Zoti do tju shpërblej.