Së shpejti do të arrestohen dy ministra në qeverinë e Maqedonisë? - tetova1

Së shpejti do të arrestohen dy ministra në qeverinë e Maqedonisë?


Kategoria: Lajme

Postuar më: Mar, Mar 25, 2014

Lexuar: 1 334 herë



Burime të mirinformuara njoftojnë për “Lajm” se së shpejti pritet arrestim i një ose dy ministrave në Qeverinë e Maqedonisë. Këto burime, që flasin me kusht anonimiteti, nuk dëshirojnë të tregojnë identitetin e ministrave “të cilët do të arrestohen”, e as nëse bëhet fjalë për ministra nga radhët e VMRO-DPMNE-së, BDI-së, ose të partive tjera të vogla që janë pjesë e koalicionit. Mirëpo të njëjtat burime thonë se ministri ose ministrat do të arrestohen nën dyshime për korrupsion edhe atë “jo më larg, por gjatë fushatës zgjedhore”. Burimet tona thonë se bashkë me ministrat do të arrestohen edhe disa bashkëpunëtorë të tyre, si dhe persona që kanë ndërmjetësuar në realizimin e korrupsionit.

Siç marrim vesh, të shqetësuar nga informatat për arrestimin e mundshëm të tyre, dy ministrat janë duke kërkuar pandërpre takim me kryeministrin, mirëpo Gruevski por deri tani ka refuzuar takimin me ta. Zyrtarisht ky informacion nuk konfirmohet as në qeveri e as në polici.