Sela për vizitë në Turqi, Istrefi: Jam me degën e Strugës të PDSH-së
Kryetari i Strugës, Ziadin Sela sonte nuk ishte në konventën e PDSH-së në Tetovë ku edhe zyrtarisht PDSH promovoi Zija Jonuzin si bartës të listës në njësinë e 5 zgjedhore.
Medie lokale të Strugës kanë bërë të ditur se kryetari aktual i komunës së Strugës, Ziadin Sela ndodhet për vizitë zyrtare në Turqi, ku do të takohet me përfaqësues të lartë të partisë AK të kryeministrit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
Kurse Idri Istrefi i cili në listën praprake të kandidatëve potencial për deputet të PDSH-së, për zonën e pestë zgjedhore ishte i ranguar në pozitën e dytë pas Zija Jonuzit, konfirmon për ‘’Strugalajm.com’’, se mbështet qëndrimet tashmë publike të degës së PDSH-së në Strugë .Ai sqaroi se nuk do të mar pjesë në në Konventën e PDSH-së ,në Tetovë, pasi është pro çdo vendimi të marr nga strukturat lokale të PDSH-së në Strugë.’’Nuk do të bëhem pjesë e këtij procesi sepse unë jam pjesë e strukturave të PDSH-së në Strugë të cilat kanë folur qartë për këtë çështje’’,përfundon Istrefi. Afishimi i listës paraprake për bartës të listës në zonën e pestë zgjedhore nga ana e PDSH-së duket se ka krijuar qarjen më të madhe të regjistruar ndërmjet liderit Menduh Thaci dhe kryetarit të Komunës ,Ziadin Sela një nga eksponentët më me ndikim në këtë parti.
Përcaktimi i Thacit që në zonën e pestë zgjedhore të garoj me ish kryetarin e degës së kësaj partie Zija Jonuzi ka provokuar një sërë reagimesh mediatike por edhe të strukturës lokale të kësaj partie në Strugë kundër këtij propozimi të liderit Thaci.Kundërshtimi ndaj këtij vendimi arriti deri aty sa dega e Strugës në takimin ka marr qëndrim se në rast se Kuvendi qëndror i PDSH-së dhe Menduh Thaci nuk e tërheq listën e afishuar më bartës Zija Jonuzin kjo struktur nuk do të mbështesi këtë vendim në të gjith hallkat e veprimit.
Duke gjykuar nga ndikimi dhe qasaj që ka kryetari Sela në strukturën e degës së PDSH-së në Strugë kjo në opinionin e këtushëm lexohet si përplasja e parë publike ndërmjet Ziadin Selës dhe kryetarit të PDSH-së Menduh Thaci epilogu i së cilës akoma është vështir të paracaktohet.







