Sërish shqiptarët kundër shqiptarëve!
Thuajse partitë shqiptare në Maqedoni e kanë harruar se kush është armiku kryesor i tyre që po i kërcënon vazhdimisht. Edhe pse sulmet ndaj shqiptarëve nga partitë maqedonase vazhdojnë çdo ditë e më shumë, asnjë prej partive shqiptare nuk u dëgjua të ngrejë fuqishëm zërin e t’iu kundërvihet këtyre manipulimeve.
Fatkeqësisht, siç ndodhë çdo herë, shqiptarët janë trima e kokëfortë kundër shqiptarëve, kur vjen puna me të tjerët, bëhën si “pula”.
Nëse dëgjoni retorikat e fundit në prag të fillimit të fushatës zgjedhore, do të dëgjoni se si PDSH akuzonë BDI-në, dhe kjo e fundit gjithashtu PDSH-në, e të njëjtat akuzohen mes veti edhe me RDK-në dhe anasjelltas.
Pa hyrë në detaje se çfarë akuza po përfliten nëpër media, veprimet që po kryejnë kanë lënë në harresë problemet reale dhe madhore me të cilat po ballafaqohen shqiptarët në Maqedoni. Asnjë parti nuk u dëgjua të akuzojë një parti maqedonase, qeverinë ose ministra maqedonas, të cilët me veprimet e tyre po i dëmtojnë, shkelin dhe po manipulojnë me shiptarët, në të gjitha sferat, e në veçanti në këtë periudhë parazgjedhore.
E njëjta gjë nuk ndodhë me partitë maqedonase. edhe pse për interesa të veta, jo të rangut shtetëror, akuzojnë njëra tjetërën, por kur bëhet fjalë për ndonjë diskriminim ndaj shqiptarëve të gjitha heshtin.
Nëse shembull marrim listat zgjedhore dhe votimin në diasporë, ku kërcënohet vota e shqiptarëve nga manipulimet e shumta që po i bën MPJ e Maqedonisë, do të vëreni se LSDM heshtë plotësisht. LSDM heshtë edhe kur VMRO DPMNE dërgon në mënyrë të organizuar maqedonas nga Prespa me një vendbanime kolektive në Maqedoni të votojnë kundër shqiptarëve në Tiranë.
PDSH dhe BDI nuk reagojnë aspak kur bëhen thirrje raciste të funskionarëve shtetëror maqedonas që të votohet kundër shqiptarëve.
Nuk reagohet dhe nuk kërkohet asnjë llogari që të shqyrtohet mundësia se çfarë para po jepen për tua paguar transpotin maqedonasve nëpër botë të votojnë për deputetët e diasporës. Nuk kërkohet sqarim për rreth 200 mijë vota fiktive që ekzistojnë në Maqedoninë lindore etj etj.
Shqiptarët heshtin!
Dhe, heshtja ndaj diskriminimit maqedonas po iu kushton të gjithë shqiptarëve e nëse vazhdohet me këtë retorikë do të na kushtojë edhe në të ardhmen. Njëherë e përgjithmonë duhet t’ua themi troç maqedonasve se diskriminimi ndaj shqiptarëve nuk shkon në dobi të askujt.







