Shkup: Rrahje masive mes nxënësve shqiptarë dhe maqedonas, dy përfundojnë në spital - tetova1

Shkup: Rrahje masive mes nxënësve shqiptarë dhe maqedonas, dy përfundojnë në spital


Kategoria: Kronikë

Postuar më: Enj, Mar 6, 2014

Lexuar: 1 559 herë



Dy nxënës të shkollës së mesme PTT “Vllado Tasevski” në Shkup kanë përfunduar në spital pasi që sot rreth orës 13 e 30 kanë qenë të sulmuar nga një grup nxënësish nga shkolla e mesme kimike që gjendet aty në afërsi. Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Treta makedonska brigada”.
Grupi i nxënësve të cilët kanë sulmuar ka tentuar të ikë nga vendi i ngjarjes por policia arriti të arrestojë 14 prej tyre. Motivet për sulmin ende nuk dihen.
Jo zyrtarisht thuhet se nxënësit nga PTT kanë qenë të nacionalitetit maqedonas, ndërsa ata të shkollës kimike kanë qenë shqiptarë, por ende nuk dihet nëse ka kjo ndonjë ndërlidhje me rastin e hidhur.