Super Sport do ju sjell ‘Live’ derbin tetovar Shkëndija-Renova me komentin të Shakohoxhës
Derbi i qytetit Shkëndija-Renova që do të luhet ditën e diel (16.03.2014) ora 14:00 do të transmetohet edhe në Super Sport. Kjo u konfirmua mbrëmë në emisionin “Bar Sport” që drejtohet nga gazetarja Vilma Masha. Gjithashtu edhe në faqen në facebook të DIGITALB/SUPERSPORT shkruan: “Tashme eshte zyrtare , Renova - Shkendija transmetohet te dielen ne SS”
Super derbi tetovarë pritet të komentohet nga Dritan Shakohoxha. Këtë e ka konfirmuar edhe vetë gazetari sportiv i Supersportit, Dritan Shakahoxha, i cili në instagram shkroi: “Stadiumi i Tetovës. Gati për Derbyn e të djelës Shkëndia e Shpëtim Duros me Renoven. Për herë të parë një transmetim Live në SuperSport”.
/tetova1.com/






