Thaçi apo Sela, ose Thaçi dhe Sela ?! - tetova1

Thaçi apo Sela, ose Thaçi dhe Sela ?!


Kategoria: Opinione

Postuar më: Hën, Mar 17, 2014

Lexuar: 1 122 herë



Pas zhvillimeve të fundit politike në PDSH, tashmë në opinion mbizotërojnë pyetje të shumta lidhur me të ardhmen e kësaj partie, veprimet e Ziadin Seles pas fjalimit të mbrëmshëm të Menduh Thaçit dhe qendrimin final të degës së Strugës.
Sipas asaj që u pa dhe dëgjua mbrëmë nga kryetari i PDSH-së, mund të kuptohet se ky i fundit nuk planifikon të bëjë lëvizje prapa lidhur me vendimin e tij, por ai njëkohësisht në mënyrë indirekte ka ofruar pajtim për tejkalimin e situatës, por pa dhënë ndonjë hapsirë për kompromis.
“Unë asnjëherë nuk tërhiqem në vendimarrjet e mija prej frigës, prej çallamit, prej hakmarrjes; unë ofroj, dashuri, mirkuptim pajtim; E dim se ka vërejtje edhe pakënaqësi, patjetër të tejkalohen”, tha Menduh Thaçi mbrëm në konventën e PDSH-së në Tetovë.
Ndërkohë që Ziadin Sela në prononcimin e fundit të tij për media, theksoi se ai parimisht duhet të mbështesë qendrimin e degës së Strugës, duke respektuar dhe duke e cilësuar si të arsyeshëm këtë qendrim. Sela dhe Thaçi tashmë jane pozicionur njëri përball tjetrit, andaj se si do të vijojnë lëvizjet e tyre në vijim, është e vështirë të parashikohet.
Në profilin e tij zyrtar ne Facebook, ku Sela shpesh shpreh pozicionet e tija lidhur me aktualitetet politike, bën të kuptohet se ky i fundit nuk ka në plan të tërhiqet nga kjo parti. Arbën Xhaferi dhe emblema e PDSH-së, që janë postuar së fundmi në faqen zyrtare të tij, dëshmojnë se Ziadin Sela është shpirtërisht i lidhur me PDSH-në, frymën e saj dhe Arben Xhaferin.
Ndërkohë, analistët politik, ish funksionarë të PDSH-së dhe njohës të mirë të rrethanave në këtë parti, zhvillimet e fundit në këtë subjekt i cilësojnë si veprime të përsëritura të Menduh Thaçit, për të cilin theksojnë se nuk mund të durojë që dikush tjetër pos tij, të ketë popullaritet aq të lartë sa krijoj Ziadin Sela kohët e fundit.
Alajdin Demiri, ish anëtarë dhe funksionar i PDSH-së, në një prononcim për Drini.mk, thekson se veprimet e Thaçit në raport me degën e Strugës dhe Ziadin Selës, janë vazhdimsi e politikës së gabuar të kryetarit të PDSH-së.
Veprimet e Thaçit në raport me degën e Strugës dhe Ziadin Selën, janë vazhdimsi e politkës që gjithmonë ka praktikuar Menduh Thaçi. Mënyra diktatoriale e vendosjes dhe menaxhimit politik, janë i vetmi hendikep që ekziston në PDSH. Nëse kësaj partie do i shtohej armata e plotikanëve që janë eliminuar nga Thaçi, duke përfshirë këtu të gjithë, që nga Rufi Osmani e deri tek Imer Selamani atëherë mund ta imagjinoni edhe vetë forcën politike dhe intelektuale të kësaj partie tha për Drini.mk, analisti, Alajdin Demiri
Ish deputeti i PDSh-së, Rruzhdi Matoshi, thekson se kjo që po ndodh në PDSH, por edhe në opozitën shqiptare në Maqedoni, shkon në favor të politikave degjeneruese dhe antishqiptare të partive qeveritare. Matoshi thekson se largimet dhe ndarjet mbrenda partive duhet të tejkalohen me debat dhe të punohet për synimet e përbashkëta.
Unë mendoj se fuqia opozitare tash duhet të bëhet bashkë edhe brenda PDSH-së por edhe me gjërë. Në një shoqëri demokratokre ndryshimi politik vjen kure resurset opozitare kanë strategji të përbashkët. Unë jam kundër largimeve dhe jam për debat intrapartiak dhe tejkalimin e dallimve. Përcarja e opozitës u jep jetë politikave aktule shumë degjeneruse si në aspektin ekonomik, arsim dhe për jetën e qytetetarëvetha Matoshi për Drini.mk
Tashmë opinioni shqiptar në Maqedoni me shumë interes pret levizjet e ardhëshme të Ziadin Selës dhe PDSH-së së Strugës. Sela me veprimet e tija lë të kuptohet nuk ka në plan të krijojë ndonjë subjekt të ri partiak e aq më pak të bëhet pjesë e ndonjë partie tjetër politike. Sela është i lidhur me PDSH-në në shumë mënyra që nuk do ta lejonin atë që të punonte ndonjëherë kundër kësaj partie, madje ai disa herë ka përsëritur në opinion se qëndron fuqishëm pas ideologjisë dhe platformës kombëtare të PDSH-së.
Ndërkohë që mbështetja për Ziadin Selën nga elektorati i PDSH-së nuk mungon edhe përpos qendrimeve të kundërta me kryetarin Thaçi, prandaj në vazhdim me shumë intres priten veprimet e ardhëshme.
A do të guxojë Menduh Thaçi që të presë një krah të fuqishëm të PDSH-së sic është Ziadin Sela dhe dega e Strugës, vetëm për të cuar deri në fund inatin dhe bindjet e tija, apo do të hap rrugën e bashkpunimit ;
Thaçi apo Sela, ose Thaçi dhe Sela ?! Kjo pritet të mësohet ditët në vazhdim.

/tetova1-drini.mk/