Thaçi përsëri në Sushiko, takon Mijallkovin?! - tetova1

Thaçi përsëri në Sushiko, takon Mijallkovin?!


Kategoria: Lajme

Postuar më: Enj, Mar 27, 2014

Lexuar: 1 174 herë



Kryetari i PDSH-së Menduh Thaci sot rreth orës 13 ka qëndruar sërish në restorantin Sushiko në Shkup, bën të ditur Alsat-M. Bëhet e ditur se Thaçi ka takuar përsëri Drejtorin e drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim (DSK) Sasho Mijallkov.

Detaje nga takimi për momentin nuk ka edhe pse i njëjti vjen pasi që kreu i PDSH-së në tubimin me qytetarët në Studeniçan kishte thënë se ai do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme me Nikolla Gruevskin pas zgjedhjeve të 27 prillit?

Kjo është hera e dytë që kreu i PDSH-së Thaçi në këtë lokal të takojë Mijallkovin i cili në VMRO-DPMNE vlen si njeri me ndikim, ndërsa hera e parë ishte një ditë para se i njëjti të merr vendimin që partia e tij të dal më kandidat presidencial.