Tifozët “Ballistët” të gjashtët në Botë për skenografi
Vendi i gjashtë për tifo grupin e Shkëndijës, Ballistët të cilët me koreografinë e tyre në ndeshjen Shkëndija-Renova kanë tërhequr vëmendjen e mediumeve botërore. Portali i Francës “Lagrinta” ka publikuar një listë të tifozerive më të mira gjatë vikendit të kaluar dhe Ballistët u gjendën në vendin e gjashtë.
Në ndeshjen e fundit të Ligës së Parë të Maqedonisë në futboll u luajt derbi lokal në Tetovë në mes Shkëndijës dhe Renovës, ndeshje kjo e cila u transmetua drejtpërsëdrejti edhe në Supersport. E veçanta e kësaj ishin tifozët kuq e zi “Ballistët”, të cilët kishin përgatitur koreografi e cila ka zgjuar interesimin e mediave botërore.Uebsajti sportiv franzez “La Grinta” ka radhitur tifozët tetovar në vendin e gjashtë për javën e shkuar, duke përfshirë tifozëri në nivel botërorë. Ndërkaq, 10 mijë tifozët që ndoqën ndeshjen Shkëndija – Renova, si dhe ata që kanë ndjekur ndeshjen online apo në Supersport, patën rastin si rrallë herë të shohin koreografinë e tetovarëve e cila përmbante fushatën “Një Komb, një Kombëtare, një Ligë shqiptare”. Ata gjithashtu shpalosën një flamur shqiptar, si dhe një koreografi ku kishin vizatuar një lojtar të Renovës, Vardarit dhe Metalurgut, e krejt në fund një lojtar të Shkëndijës dhe shënimi “Krahasimin bëjeni vet”.
Në listën e përpiluar nga portali francez “Lagrinta” në vend të parë për koreografinë e krijuar gjatë ndeshjeve të vikendit janë tifozët e Malagës (Spanjë), në vend të dytë PEC Zëolle (Holandë) etj.
/tetova1/
Kjo është renditja
1. Malaga (Spanjë)
2. PEC Zëolle (Holandë)
3. Deportivo La Corogne (Spanjë)
4. Espérance (Tunis)
5. Korona Kielce (Poloni)
6. Shkëndija (Maqedoni)
7. Sporting Lisbonne (Portugali)
8. Hambourg (Gjermani)
9. Fortuna Düsseldorf (Gjermani)
10. MAT Tetouan (Maroko)







