U shënua dita e komunës së Tetovës (FOTO) - tetova1

U shënua dita e komunës së Tetovës (FOTO)


Kategoria: Lajme

Postuar më: Hën, Mar 3, 2014

Lexuar: 831 herë



Këshilli i Komunës dhe kryetarja Teuta Arifi, kanë shënuar 3 marsin, ditën e komunës së Tetovës. Kjo ngjarje shënon ditën e formimit të Këshillit të parë shumë partiak të komunës në vitin 1996.
Në këtë mbledhje morën pjesë, rektori i USHT-së, Vullnet Ameti, shefi i SBP- Tetovës, Faredin Zenuni, drejtori i spitalit të Tetovës, Florin Besimi, komandanti i garnizonit të ARM-së, në Tetovës Atanas Panovski, drejtorë të ndërmarrjeve komunale dhe përfaqësues të më shumë institucioneve tjera dhe qytetarë.


Para të pranishmëve, Teuta Arifi, potencoi se Tetova është qyteti jonë i përbashkët dhe të gjithë duhet të sillemi me dinjitet ndaj qytetit. Zhvillimi i Tetovës, theksoi ajo, “paraqet një proces dhe një angazhim multidimensional dhe jo biznesi, dhënia e lejeve të pakontrolluara për ndërtim, uzurpimi i hapësirave publike, keqpërdorimin e institucioneve”.
Në kuadër të manifestimit të sotëm me rastin e ditës së komunës së Tetovës, disa personave fizik dhe juridik nga sfera të ndryshme për kontributin e tyre në afirmimin e qytetit u është ndarë mirënjohje.
Në sferën e sportit, ndër ata të cilët morën çmim ishte edhe futbollisti Agim Ibrahimi, reprezentues i Maqedonisë, në sferën shkencore, çmimin e mori ish-rektori i UEJL-së, Alajadin Abazi, ndërsa në sferën e shëndetësisë, çmimin e mori kirurgu i spitalit të Tetovës, Zoran Sokollovski.

Foto nga manifestimi i sotëm mundet të shikoni duke klikuar KËTU