VMRO nominon Ivanovin si kandidat për President
Ashtu siç pritej, VMRO-DPMNE, sot në Konventën e saj, u përcaktua për kandidatin e vet për President.
Kjo nuk ishte habi. Ata zgjodhën Gjorgje Ivanov, presidentin aktual, duke e kandiduar edhe për një mandat tjetër në krye të shtetit.
Në garë brenda VMRO-së për të fituar kandidimin ishin katër kandidatë, por delegatët zgjodhën sërish Ivanovin.
Paraprakisht, ata paraqiten platformat e tyre. Në mesin e tyre ishte edhe Ivanov. Ai në fjalën e vet tha se në mandatin tjetër nëse do të fitojë, do të përpiqet për stabilitet politik dhe prosperitet ekonomik të Republikës së Maqedonisë.
Në fjalën e tij ai përmendi edhe vijat e kuqe. Sipas tij, linjë që nuk mund të kalohet nga Maqedonia është çështja e emrit.
Në këtë temë ai foli për identitet kombëtar të Maqedonisë, gjuhën maqedonase, kombin maqedonas e bashkëjetesën.
Megjithë problemin e emrit me Greqinë, Ivanov tha se Maqedonia prioritet do të ketë edhe procesin eurointegrues, integrimin në NATO, dhe partneritetin strategjik me SHBA-në.
Ivanov folie dhe për bashkëpunimi rajonal të themeluar siç tha ai, në baza të barazpeshës, përmes politikës aktive të bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor dhe dialogut politik, politikës së jashtme përgjegjëse, promovimit të interesave politike dhe ekonomike të vendit dhe mbrojtje të identitetit shpirtëror dhe kulturor të Maqedonisë, diplomaci efikase përshtatshmëri të kërkesave bashkëkohore.






