Voto “kundër” atyre… - tetova1

Voto “kundër” atyre…


zgjehdjet_797351396
Kategoria: Lajme

Postuar më: Mar, Mar 25, 2014

Lexuar: 267 herë



Në bllokun politik shqiptar ka shpërthyer një fushatë “e nxehtë” politike, ku partitë i “kanë mbrehur shpatat”, si radhë herë në këto 13 vitet e fundit. Analistët mendojnë se nisja e zbardhjes së aferave korruptive është një hap i dobishëm, por ajo që i mungon kësaj fushate janë programet konkrete zgjedhore. Sipas tyre politika është pacificizuar shumë viteve të fundit dhe partitë kërkojnë si të votohet kundër

Edhe blloku politik shqiptar iu bashkëngjit fushatës së bllokut maqedonas, ku në vend që të kërkohet të votohet “pro” tyre, partitë kërkojnë që të votohet “kundër” oponentit të tyre.

Në bllokun politik shqiptar ka shpërthyer një fushatë “e nxehtë” politike, ku partitë i “kanë mbrehur shpatat”, si radhë herë në këto 13 vitet e fundit. Afera, fyerje, etj, etj, megjithatë asnjë ofertë konkrete.

Analisti Albert Musliu thotë se politika është pacificizuar shumë viteve të fundit dhe partitë kërkojnë si të votohet kundër.

“Për mënyrën e bërjes së fushatës, ata ndoshta kanë bërë ndonjë analizë. Vetë partitë e dinë. Nëse është kjo gjëja e vetme që e kanë mësuar nga partitë maqedonase, nuk e kanë bërë zgjedhjen e mirë. Tendenca e partive nuk është e mirë, por ne si qytetarë jemi ata që do të vendosim ditën e votimeve. Kjo është vazhdimi i tendencës, si të votosh kundër. U pacificuan shumë politika viteve të fundit”, thotë Musliu për “Lajm”.

Ai mendoj se partitë duhet të dalin dhe të kërkojnë si të votohet “pro”.

“Partitë prej nesh kërkojnë si të votohet ‘kundër’, e jo ‘pro’. Ndoshta ata vetë kanë bërë ndonjë analizë dhe mendojnë se ky është lloji më I mirë I fushatës. Këtë do ta marrin vesh ditën e zgjedhjeve, rezultatet do të tregojnë. Mua si qytetar nuk më pëlqen. Përgjegjësinë e mbajnë ata vetë. Nëse ne përgjigjemi pozitivisht, ose negativisht, sigurisht se do të nxjerrin ndonjë leksion prej saj. Është demoralizim”, thekson analisti Musliu.

Ndërsa analisti Xhelal Neziri mendon nisja e zbardhjes së aferave korruptive është një hap i dobishëm, por ajo që i mungon kësaj fushate janë programet konkrete zgjedhore.

“Mendoj se është mirë që kanë filluar të zbardhen aferat korruptive dhe honoraret e majme që marrin të zgjedhurit tanë. Është i dobishëm ky debat pasi nxjerr në sipërfaqe korrupsionin që vite me radhë është shtresuar në skenën politike dhe i njëjti është mbështjellë me celofan patriotik. Kjo është dobia e këtij debati të ashpër me afera.

Ajo që i mungon kësaj fushate janë programet konkrete zgjedhore dhe kuadrot adekuat për realizimin e tyre. Nuk e dimë se si do të zvogëlohet papunësia te shqiptarët, si do të thithen investues në zonën e lirë ekonomike në Tetovë dhe në komunat tjera, sa subvencione do të marrin bujqit, a do të ketë rritje të ndihmave sociale, të rrogave në administratë, si do të zgjidhen problemet në arsim, shëndetësi…Apo, si do ta integrojnë vendin në BE dhe NATO. Këto debate janë në interes të qytetarit të rëndomtë dhe paraqesin motiv për të votuar një subjekt të caktuar politik”, thotë Neziri për “Lajm”.

Ndërkaq, analisti Albert Hani është i mendimit se ashpërsimi i fjalorit dhe aferat e shpeshtuara gjatë fushatës zgjedhore, tregojnë dukshëm paaftësinë e partive politike për të qenë kreativ, inovativë dhe me ide të reja.

“Në mungesë të risive dhe ofertave politike për përmirësimin e jetës së qytetarëve të rëndomtë, harrohen kërkesat dhe nevojat reale të qytetarit të thjeshtë, duke i defokusuar ata nevoja në frikë nga armiku imagjinar. Partitë politike të cilët posedojnë qasje më të madhe në informata korruptuese për oponentët partiak, për opinionin, vënë në dispozicion informata të cilët kanë qëllime diskredituese në fushën private dhe profesionale të oponentëve. Listat e aferave të njëpasnjëshme si duket nuk kanë të ndalur ! Nëse obligim i çdo qytetari është ti informoj organet përkatëse shtetërore nëse posedon informata me karakter inkriminues për të tjerët, shtroj pyetjen përse duhet ti presim zgjedhjet dhe ti shpalosim ata informata dhe pse tani duhet ta kuptojmë se dikush na qenka njollos?”, thotë Hani për “Lajm”. Sipas tij ato parti politike që nuk e posedojnë luksin të kenë qasje në informata për oponentët, merren me spekulime dhe luftojnë me oponentët me xhepa të zbraztë, nga se që në fillim të fushatës u pa dukshëm se nuk garojnë idetë e reja dhe rinia inteligjente, por garon paraja që ndodhet në xhepat e atyre që gëzojnë pushtetin me dekada të tëra.

Ai thekson se gjatë kësaj fushate edhe një herë, u hesht mendimi dhe fjala e lirë që frymëzon qytetërimin e kulturës politike shqiptare, vetëdijesimin e kombit, dhe ngritjen e demokratizimit brenda partiak. “Liderët partiak u fuqizuan nga varësia ekonomike e funksionarëve që ata i zgjedhin, u fuqizuan nga varfëria e popullit dhe nga mospasja e alternativave të reja, tani ata nuk i ndal kush të shpalosin afera të panumërta”, thotë analisti Hani.