Xhemaili nis negociatat me Napolin - tetova1

Xhemaili nis negociatat me Napolin


Kategoria: Sport

Postuar më: Mar, Mar 18, 2014

Lexuar: 261 herë



Mesfushori shqiptar Blerim Xhemaili është përfolur shumë në mediumet italiane se në fund të edicionit do të largohet nga skuadra italiane, Napoli. Mediumet italiane raportojnë se ai është në fillim të negociatave për rinovimin e kontratës me Napolin. “Corriere dello Sport” ka raportuar se ka pasur takime mes Xhemailit dhe krerëve të klubit për vazhdimin e kontratës. Xhemaili 27-vjeçar me skuadrën e Napolit ka kontratë deri në qershor të vitit 2015. Mediumet gjermane të hënën kanë raportuar se skuadra e Schalkes dhe Borussia Moenchengladbach kanë shprehur interesim për ta transferuar mesfushorin e përfaqësueses së Zvicrës.