RDK: Ato që vjedhin bashkë, dijn edhe ti fshehin gjurmët por kur ndahet gjahu fifti-fifti - tetova1

RDK: Ato që vjedhin bashkë, dijn edhe ti fshehin gjurmët por kur ndahet gjahu fifti-fifti


Kategoria: Opinione

Postuar më: Mër, Mar 19, 2014

Lexuar: 845 herë



Sekretari i RDK-së, Izet Zeqiri në një postim në facebook shkruan për reagimin e BDI-së lidhur me votuesit fiktiv. Në vazhdim lexoni komentin e Zeqirit:
“Është i palëndë reagimi i BDI-së lidhur me votuesit fiktiv. Ato së pari duhet të japin përgjigje:
1.Pse deri tashë nuk kanë reaguar por me votuesit fiktivë kan ndihmuar veten dhe VMRO-DPMN-në në shumë cikle zgjedhore.
2. Pse çuditet sekretari BDI me votuesit fiktiv ku përgjegjësinë mbi azhurnimin dhe mirëmbajtjen e listave të votuesve e mban Ministria e drejtësisë e cila bën azhurnimin e informatave të siguruara nga Ministria e punëve të brendshme dy herë në vitë dhe të dhënave nga autoritet të tjera. Pse ato si parti që ka ministrin e drejtësisë nuk e kan bërë këtë punë apo kanë dashtë ti ndihmojn VMRO DPMNE-së.
3. Pse nuk u implementuan në tërësi vërejtjet e OSBE-së në Maqedoni, nëpërmjet ODIHR-së që ka monitoruar në vazhdimësi ciklet zgjedhore në vend dhe ka dhënë rekomandime për pastrimin e listave zgjedhore dhe eleminimin e votuesve fiktiv.
4. Pse e heshtin regjistrimin e popullsisë. Votuesit fiktiv janë rezultat i dështimit të regjistrimit të popullësisë, mungesa e operacioni statistikor i regjistrimit të popullatës rezidente në vend. Një kohë të gjatë në opinion qarkullon teza se në regjistrin e votuesve të Republikës se Maqedonisë figurojnë me shume votues(fiktiv) se sa ka ne realitet, edhe atë duke u bazuar në të dhënat e regjistrimit të vitit 2002.DK5.
5. Pse në komuna të caktuara si Resnja e të tjera ka më shumë votues se banorë.

Shih tabelën.