Zeqiri: Kim Mehmeti në Parlament, do ti bënte shqiptarët me krahë - tetova1

Zeqiri: Kim Mehmeti në Parlament, do ti bënte shqiptarët me krahë


Kategoria: Lajme

Postuar më: Enj, Mar 13, 2014

Lexuar: 1 227 herë



Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) e Rufi Osmanit si duket po përgatitet seriozisht për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Pas negociatave me Xhezair Shaqirin-Komandant Hoxha për të udhëhequr listën e RDK-së në njësinë zgjedhor numër 2, simpatizantët e RDK-së përmes rrjeteve sociale kanë filluar të bëjnë apele për të bindur analistin dhe shkrimtarin e njohur Kim Mehmeti, që t’i bashkëngjitet RDK-së.
Ish deputeti i RDK-së Izet Zeqiri në profilin e tij në “Facebook” ka shkruar se me Kim Mehmetin në Parlament shqiptarët do ti bënte me krahë.
“Paramendoni Kim Mehmetin në foltore të Parlamentit. Shqiptarët do ti bënte me krah. Jemi lodhur nga injoranca”, ka shkruar në statusin e tij në FB, Izet Zeqiri.
Apelet janë paraqitur para disa ditëve në rrjetin social, “facebook”, ku është hapur një faqe ku i bëhet thirrje shkrimtarit tonë të njohur Kim Mehmetit që ia t’i bashkëngjitet RDK-së. “Kim Mehmti, thuaj Po RDK-së” quhet faqja në FB për të cilën thuhet se e kanë hapur të rinjtë e partisë së Osmanit edhe atë menjëherë pas një takimi të kryetarit të partisë së tyre me Kim Mehmetin.
“S’kam pse e fsheh se jam takuar me Rufi Osmanin. Jo vetëm tani, por edhe në zgjedhjet e kaluara, Rufi Osmani më ka ofruar që të kandidoj për partinë e tij. E kam refuzuar ngaqë nuk e shoh veten si politikan aktiv!”, pohon Kim Mehmeti i pyetur nga gazeta “Lajm” sa janë të vërteta spekulimet se këto ditë ai është takuar me kryetarin e RDK-së.
Përndryshe në faqen e tij në FB Kim Mehmeti ka mbi 115 mijë “fansa”. Numër ky që është më i madh se ai i gjithë liderëve të këtushëm partiak shqiptarë, i mbledhur së bashku. Kjo ndoshta tregon se shkrimtari Kim Mehmeti momentalisht është shqiptari me më ndikim në Maqedoni.
Pa dyshim se pranimi i tij që të garojë në listën e RDK-së, do mund të sillte kthesa të mëdha në hartën politike të shqiptarëve të këtushëm.