Zeqiri: Rexhail mos i prezento projektet e “prerodbes” por jepi përgjigje komandand Hoxhës
Sekretari i RDK-së dhe njëherazi kandidati për deputet i kësaj partie, Izet Zeqiri në një postim të tijin në facebook i drejtohet Rexhail Ismaili kandidatit të BDI-së që ti jep përgjigje komandand Hoxhës rreth ndërtimit të pendës së Sllupçanit.
“Zotëri Rexhail Ismaili kandidate i BDI mos i prezento projektet e “prerodbes” se VMRO DPMNE-se por jepi pergjigje komandand Hoxhes- Xhezair Shaqirit.
KU SHKOI PENDA E SLLUPÇANIT PROJEKT KYÇ PËR FURNIZIMIN ME UJË TË PIJSHËM TË BANORËVE NË KOMUNËN E KUMANOVËS DHE LIKOVËS ?
Qeveria heq dorë nga ndërtimi i disa projekteve të paralajmëruara në zonat shqiptare me buxhetin e propozuar për vitin 2013 janë fshirë dy projekte të paralajmëruara si nga platforma e partisë shqiptare në pushtet, ashtu edhe nga programi i Qeverisë. Projekti për ndërtimin e Hidrosistemit Reçicë- Raven, që duhej të shërbejë për ujitjen e fushave në rajonin e fshatrave nga Reçica e Tetovës deri në Raven të Gostivarit dhe Penda e Sllupçanit, projekt kyç për furnizimin me ujë të pijshëm të banorëve në Komunën e Kumanovës dhe Likovës kanë figuruar në buxhetin e vitit 2012 në një zë të përbashkët buxhetor, ku përveç tyre kanë figuruar edhe disa projekte të tjera në zonat e banuara me maqedonas. Këta të fundit, vazhdojnë të qëndrojnë edhe më tej në buxhetin e vitit 2013 dhe në shumicën prej tyre punohet me intensitet të lartë, ndërsa të vetmet që janë fshirë nga buxheti i Ministrisë së Bujqësisë për vitin 2013, janë dy projektet e lartpërmendura në zonat e banuara me shqiptarë. “Në projektin e vitit 2012 ishte paraparë të investohet 20 milionë denarë për Hidrosistemin Reçicë-Raven dhe Pendën e Sllupçanit. Për të njëjtat projekte ishin paraparë edhe 34 milionë denarë për vitin 2013 dhe 55 për vitin 2014. Ne alarmuam kur u bë rebalanci pasi buxheti për këto dy projekte ishte shkurtuar nga 20 në 12 milionë denarë.
Në buxhetin e këtij viti, dy projektet janë fshirë krejtësisht ende pa filluar asnjë punë në teren, ndërsa vazhdojnë të mbeten projektet Hidrosistemi Zletovica, Hidrosistemi Lisiçe, Programi për ujitjen e luginës jugore të Vardarit, Hidrosistemi Konsko, i Mavrovska Rekës dhe ndërtimi i Pendës në Lumin e Orizares”", përfundon komenti i Izet Zeqirit.
/tetova1/







