Zyrtare: Imer Selmani i kthehet politikës
Ish Ministri i shëndetësisë, zv/kryeministri, kryetari i Komunës së Sarajit dhe lideri i DR edhe zyrtarisht kthehet në politik, njoftojnë për sq.kurir.mk burime nga Demokracia e Re.
-Po e vërtet është se Imer Selmani i kthehet politikës edhe atë si udhëheqës apo si prirës i proceseve politike në DR. Imer Selmani ka qenë dhe mbetet ikona jonë, dhe dëshira jonë ka qenë që i njëjti ti kthehet politikës, sepse këtë po e kërkojnë strukturat e partisë, por edhe qytetarët, pohojnë për sq.kurir.mk nga udhëheqësia e Demokracisë së Re.
Sipas këtyre informacioneve Imer Selmani kthehet vrullshëm në politik, edhe atë duke caktuar mbledhjen e kryesisë qendrore e cila do të mbahet gjatë ditëve të vikendit.
Të njëjtat burrime për sq.kurir.mk pohojnë se, Imer Selmani i kthehet politikës me qëllim të unifikimit të votës shqiptarë, sepse deri më tani përveç qytetarëve, edhe disa parti politike kanë kërkuar bashkim me Demokracinë e Re, por me një kusht nëse në krye të sajë qëndron prapë Imer Selmani.
Selmani i kthehet politikës, por së bashku me ish strukturat e kësaj partie të cilat janë në gjendjen ta kthen fuqishëm DR-në në skenën politike, apo më mirë të thuhet që DR të ketë prapë grupin parlamentarë






