Analizë: Zgjedhjet presidenciale, pesë vjet më parë dhe tani - tetova1.com

Analizë: Zgjedhjet presidenciale, pesë vjet më parë dhe tani


Kategoria: Lajme

Postuar më: Hën, Pri 14, 2014





Rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale rezulton me rritje votash tek dy partitë rivale maqedonase VMRO-DPMNE e LSDM në krahasim me zgjedhjet para pesë vitesh.

Në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtur më 22 mars 2009, madje asnjëri nga kandidatët e atëhershëm nuk arriti shumicën absolute, ndërkaq që fituesi të dihet në rrethin e dytë, edhe atë falë votave të shqiptarëve.

Nga rrethi i parë zgjedhor Gjorge Ivanov atëherë siguroi 345.850 mijë vota, ndërsa në rundin e dytë gjithsej 453.616 vota ose 63.14 përqind të saj. Lubomir Fërçkovski, ish kandidat nga radhët e LSDM-së në rrethin e parë siguroi 202.691 mijë vota apo 20.54 përqind, derisa në rrethin e dytë ai të “rrëmbejë” 264.828 mijë vota apo 38.86 përqind.

Në zgjedhjet e së dielës, pra 13 prill, situata ishte kjo 448.304 vota për Ivanovin e VMRO-DPMNE-së dhe 326.069 vota për Stevo Pendarovskin nga LSDM-ja opozitare, Iljaz Halimi nga PDSH grumbulloi 38.965 vota, ndërsa Zoran Popovski nga OQM 31.360 vota.

Tek Pendarovski i cili u pa si i pranueshëm për masën e gjerë të qytetarëve, partia e Zoran Zaevit ndoshta falë karizmës së tij ka këtë rritje votash edhe atë për mbi 120 mijë krahasuar me Fërçkovskin, derisa dallon situata tek Ivanov (edhe pse rreth 100 mijë vota më shumë nga 2009), ku ajo mbështetje të vjen jo falë sukseseve dhe të arriturave të tij, por nga fuqia politike që buron tash e sa vjet nga VMRO-DPMNE e Nikolla Gruevskit.

Imer Selmani i DR-së atëherë siguroi 147.547 ose 14,95 përqind, Lube Boshkovski si kandidat i pavarur 146.878 ose 14,88 përqind, Agron Buxhaku nga BDI 73.629 ose 7,46 përqind, Mirushe Hoxha e PDSH-së 30.225, ose 3,06 përqind, Nano Ruzhin nga PLD 40.042 ose 4,06 përqind.

Këtu situata dallon me mospjesëmarrjen e BDI-së në zgjedhjet presidenciale e cila doli me idenë e kandidatit konsensual, por që pritet të bojkotojë edhe rrethin e dytë zgjedhor.

Ndërsa, tek PDSH votat e tanishme ishin ta pakta që Iljaz Halimi të rreshtohej në raundin e dytë me çka bien në ujë pretendimet e kreut partiak Menduh Thaçi ku tha se partia e tij synon minimum 350 mijë vota në garë!

Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 27 prill së bashku me zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe që tani kanë filluar pazarllëqet mes partive politike në vend. (R.Z.)

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net