Vrasje në Haraçinë - tetova1.com

Vrasje në Haraçinë


Kategoria: Kronikë / Lajme

Postuar më: Sht, Pri 26, 2014





Vrasja e një të riu 19 vjeçar ka tronditur sot lagjen Haraçinë të Shkupit.

Sipas informatave të para, bëhet fjalë për konflikt mes kushërirëve nga familja Jakupi, që ka përfunduar tragjikisht. Viktima ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

___________________________________________________________

17:37 - Kur dukej se fushata parazgjedhore kaloi ne qetesi e pa incidente, vetem para pak castesh ka ndodhur nje vrasje ne Haracine te Shkupit, qe ka tronditur opinionin vendas.

Sipas informatave të para ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, dhe personi i vrarë është nga fshati Tanushë.

Ndërkohë që në portalin Tetova1.com kanë ardhur informata se vrasja nuk është për shkak të partive politike, por për shkak të pronës.

Policia ende nuk ka dalë me një version zyrtar për vrasjen.

Per detaje me te hollesishme do ju njoftojme oreve ne vijim./ Tetova1/

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net