Menduh Thaçi nesër në Strugë
Fushatën presidenciale PDSH gjatë ditës së nesërme do ta shtri edhe në Strugë, informojnë nga shtabi elektoral i kësaj partie nga dega e Strugës.
Këtë e ka pohuar edhe vetë shefi i shtabit të PDSH-së, në Strugë, Nafi Doko se lideri i kësaj partie, Menduh Thaçi gjatë ditës së nesërme do të prezantoj kandidatin presidencial, Iljaz Halimi, si dhe platformën e kësaj partie.
Doko po ashtu thotë se Thaçi dhe Halimi do të zhvillojnë takime me qytetarët e Kalishtit, Frëngovës, ndërsa tubimin qëndror do ta mbajnë në fshatin Ladorisht.







