Sela ripërsërit: PDSH-ja nuk është Ziadin Sela, as Menduh Thaçi
Pas largimit nga kryesia e PDSH-së, kryetari i komunës së Strugës Ziadin Sela ka ripërsëritur vendimin personal ne Facebook në lidhje me turbulencat e krijuara mes PDSH-së dhe PDSH-në e Strugës.
“Edhe nje leksion tjetër nëqoftpëse qs e ke ndarë mendjen të behesh PDSH dhe shpresoj që ta kuptosh esencën e problemit që ka te bëjë me degen e Strugës. PDSH-ja nuk është Ziadin Sela, as Menduh Thaçi , asnjë emër tjetër i përveçëm apo dëshira e dikujt për të qenë kandidat për deputet , kryetar komune, ministër, zv ministër… Nuk është shpi e as zot shpije, është shumë më tepër se kaq dhe në të njejtën kohë edhe më e thjeshtë se kaq! PDSH është rinia e PDSH-së, është aktivisti më i thjeshtë i saj i cili ka 20 vite që lufton me mish e me shpirt që të del në dritë opsioni kombëtar në skenë, është shqiptari i rëndomtë në Maqedoni dhe zgjidhja e halleve që ai ka, jane njerëzit që e duan fitoren te paktën vetëm një herë. Ne e bëm në Strugë dhe duam ta ruajmë dhe ta përcjellim te cdo shqiptar, në Kërçove, Cair,Gostivar,Tetovë,Resnjë,Dibër,Saraj, ta ruajmë fitoren që korrim vazhdimisht në Manastir, ta rikthejmë në Ohër dhe kudo ku jeton edhe një shqiptar” ka ripërsëritur Sela në Facebook vendimin personal të shkruar me datë 20 Mars 2014.







