Shkëndija luan të shtunën, kurse Renova të dielën
Ndeshja Shkëndija - Bregallnica në kuadër të javës së 26-të të kampionatit në ligën e parë do të zhvillohet të shtunën me fillim në orën 16:00, ndërsa përballja ndërmjet ekipit të Renovës dhe Pelisteri do të zhvillohet të dielën në orën 15:00.
Këtë e bëni të njohur drejtori sportiv i KF Renova Lirim Saiti, nga shkaku se përballja Renova - Pelisteri do të transmetohet drejtpërdrejtë në TVM.
Në javën e 26-të takohen: Metalurgu – Euromilku, Renova – Pelisteri, Gostivari – Vardari, Napredoku – Rabotniçki, Makedonija – Turnova dhe Shkëndija – Bregallnica







