Tetovë: Ka rrahur djalin dhe është kërcënuar se do ta djeg shtëpinë
Një dramë e vërtetë është zhvilluar mbrëmë në Tetovë. 20 vjeçari nga Tetova ka informuar policinë se babai i tij pasi kishte ardhur në shtëpi kishte zhvilluar horor të vërtetë ndaj familjes.
Djali 20 vjeçar A.M. i ka thënë policisë së babai i tij 43 vjeçar me të mbërritur në shtëpi ka filluar zënkën dhe më pas e ka sulmuar edhe fizikisht atë duke i shkaktuar lëndime trupore. Pas një kohe të shkurtër në zënkë është përfshirë edhe nëna me çrast babai i zemëruar ka dalë nga shtëpia dhe më pas është kthyer duke realizuar edhe një dramë më të madhe ndaj familjes. Siç informon gazeta Vest, tetovari në shtëpi është kthyer me një shishe benzinë, ka stërpikur banesën dhe është kërcënuar se do ta ndez.
Për fat të mirë përderisa prindi ka dalë që të marrë benzinë, djali ka arritur që ta lajmërojë rastin në polici.
Autoritet e rendit kanë ndërhyrë me kohë duke parandaluar një tragjedi më të madhe








