Vazhdojnë negociatat për formimin e Qeverisë
Negociatat për formimin e Qeverisë midis VMRO-DPMNE dhe BDI pritet të vazhdojnë sot, njoftuan nga selitë e dy partive, duke mos dhënë detaje se për cilat çështjet fillestare janë hapur këto negociata.
Nga BDI kanë theksuar se para negociatave, kryesia partiake ka miratuar platformën politike që do të shpaloset në negociata, dhe se ajo kryesisht është pjesë e programit zgjedhor për zgjedhjet e 27 prillit.
Burime jozyrtare bëjnë të ditur se BDI do të kërkojë postin e kryetarit të Parlamentit, zgjerimin e përdorimit të gjuhës shqipe në Parlament, ku do t`i mundësohet drejtimi i seancave në shqip edhe të kryetarit të Parlamentit, si dhe zgjerim i përdorimit të gjuhës shqipe gradualisht edhe në institucione dhe instanca të tjerë në vend.
BDI paralajmëron që të ndryshojë edhe disa ministri, duke qenë e gatshme që të heq dorë nga resori i evrointegrimeve dhe të marrë postin e zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike, si dhe ministri të tjera të rëndësishme si Ministria e Financave, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, apo edhe njërën nga drejtoritë e rëndësishme, Drejtorinë e të Ardhurave Publike ose Drejtorinë e Doganave.
Nga ana tjetër edhe PDSH nuk ka përjashtuar mundësinë që ajo të formojë koalicionin qeverisës me VMRO-DPMNE. Kjo parti gjatë javës së kaluar në disa raste nga lideri i saj Menduh Thaçi nuk kanë përjashtuar mundësinë që PDSH të formojë koalicionin e ardhshëm. Thaçi javën e kaluar deklaroi se ai është i gatshëm të mbështes qeverinë e re pavarësisht se partia e tij do të jetë pjesë e saj.








