DAP mbyll 101 objekte për kuponë fiskal - tetova1.com

DAP mbyll 101 objekte për kuponë fiskal


Kategoria: Ekonomi

Postuar më: Mar, Maj 13, 2014





Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) javën e kaluar ka gjetur parregullsi në punët financiare në 101 objekte afariste. Objektet janë mbyllur, ndërsa tatimpaguesit edhe janë dënuar me të holla.

Siç informojnë nga DAP, pjesa më e madhe e objekteve të mbyllura janë në Shkup (35), Manastir (20), Strumicë (6) dhe Gostivar (5), ndërsa objektet tjera janë nga 21 komuna tjera.

DAP javën e kaluar ka bërë kontrolle më intensive në gjithë territorin e Maqedonisë ku janë përfshirë 665 objekte afariste.

Nga DAP mendojnë se edhe përkrah asaj që kontrollet në pjesën e fiskalizimit janë ndër temat më të përfshiranë opinion dhe DAP përherë apelon që tatimpaguesit regullisht të japin kuponat fiskal, por ende ekzistojnë objekte afariste të cilat nuk regjistrojnë shitblerjen dhe dëmtojnë Buxhetin e Republikës së Maqedonisë.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net