Cilët do jenë ministrat nga radhët e BDI-së? - tetova1.com

Cilët do jenë ministrat nga radhët e BDI-së?


Kategoria: Lajme

Postuar më: Enj, Maj 15, 2014





Bisedimet për formimin e qeverisë së re dhe për ndarjen e posteve ndërmjetë dy partnerëve të koalicionit janë në fazën e fundit bëjnë të ditur burrime të afërta me BDI-në dhe VMRO-në.
Sipas të njëjtave burime, ekzistojnë dy variante për ndarjen e posteve. Njëri variant është që BDI të ketë dy zëvendëskryeministra dhe 4 ministra dhe tjetri është që te këtë një zëvendëskryeministër dhe 5 ministra.
Sipas variantit të parë BDI-së do ti takojë dy poste zëvendëskryeministrash dhe 4 ministri nënkupton që të udhëheq me 4 ministri që nuk kanë shumë peshë. Kështu në pozitën e zëvendës kryeministrit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit pritet të emërohet Abdylaqim Ademi kurse në postin e zëvendës kryeministrit për çështje ekonomike pritet të emërohet Fatmir Besimi.
Sa i përket ministrivë, burime të tetova1.com theksojnë se për BDI-në janë të siguruara Ministria për Punë dhe Politikë Sociale si dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Bujqësis si dhe Ministria e Ekologjisë
Në Ministrin për Punë dhe Politikë Sociale pritet të emërohet Bekim Neziri kuadër i degës së BDI-së nga Shkupi, në Ministrinë e Arsimit pritet të emërohet Adnan Jashari kuadër i BDI-së nga Dega e Gostivarit. Kurse ministria e Bujqësisë pritet të udhëhiqet nga kuadër i BDI-së nga Kumanova kurse ajo e Ekologjisë nga kuadër i BDI-së nga Struga.
Varianti i dytë që BDI të ketë një zëvendëskryeministër dhe 5 ministra nënkupton 5 ministri që kanë më shumë peshë.
Kështu në në pozitën e zëvendës kryeministrit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit pritet të emërohet Abdylaqim Ademi, kurse Fatmir Besimi pritet të marë postin e Ministrit të Financave.
Sipas këtij varianti kuadro të BDI-së pritet të udhëheqin edhe Ministrinë e Shëndetësis dhe Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve. Këto dy ministri poashtu pritet të udhëhiqen nga kuadro të BDI-së nga Struga dhe Kumanova. Kurse edhe në këtë variant në Ministrin për Punë dhe Politikë Sociale pritet të emërohet Bekim Neziri kuadër i degës së BDI-së nga Shkupi, në Ministrinë e Arsimit pritet të emërohet Adnan Jashari kuadër i BDI-së nga Dega e Gostivarit.
Brenda këtyre ditëve pritet që presidenti Gjorge Ivanov t’i japë mandatin Nikolla Gruevskit që të formojë qeverinë, kurse ky i fundit pritet që brenda 20 ditëve të dalë me listën për ministrat që do t’i ketë në kabinetin e tij.
/tetova1/

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net