Kërçovë- Nxënësit e gjimnazit mbajnë zi, nuk do të festojnë maturën - tetova1.com

Kërçovë- Nxënësit e gjimnazit mbajnë zi, nuk do të festojnë maturën


Kategoria: Lajme

Postuar më: Enj, Maj 15, 2014





Udhëheqësit e shkollës së mesme Drita nga Kërçova kanë marr vendim të mos organizohet mbrëmje e maturës. Ky vendim erdhi pasi dy shokë të gjeneratës ndërruan jetë në një aksident trafiku.
Drejtori i gjimnazit ‘Drita’ Kërçovë Nebi Bilalli, thotë se ky vendim është marr me pëlqimin e strukturave udhëheqëse nga paralelet e vitit të katërt.
“Me këtë nxënësit, por edhe ne si profesor dëshirojmë të solidarizohemi dhe të ndajmë dhembjen me familjarët dhe shokët e dy viktimave të aksidentit, nxënës të kësaj shkolle”, deklaroi Bilalli.
Nxënësit tragjikisht e humbën jetën gjatë një aksidenti në rrugën Prilep-Manastir…………..

Shtatë persona e humbën jetën, mes te vdekurve 4 të rinj shqiptarë nga Krusheva, në një aksident rrugor që nodhi me 04 maj në magjistralen Manastir-Prilep në vendin e quajtur Lloznani. Aksidenti, siç kanë njoftuar mediat lokale të Manastirit, ka ndodhur të dielën rreth orës 21:00 dhe në aksident kanë marë pjesë vetura Golf dhe Fiat.

 

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net