Kthimi i mandateve, LSDM ngre padi në Gjykatën administrative - tetova1.com

Kthimi i mandateve, LSDM ngre padi në Gjykatën administrative


Kategoria: Lajme

Postuar më: Enj, Maj 15, 2014





Lidhja Social Demokrate (LSDM) thotë se është duke i kompletuar materialet nga dosja “kthimi i mandateve” dhe kanë vendosur që të ngrenë padi penale në Gjykatën Administrative sepse, siç thonë ata, “sipas ligjit çdo deputet ka të drejtë ta pranojë ose ta refuzojë mandatin”.

Ata do të kërkojnë edhe masë të përkohshme për ndalimin e veprimit ligjor për këtë vendim të Komisionit verifikues. Duke i mbështetur në Kodin Zgjedhor, LSDM-ja thotë se të gjithë kanë të drejtë të veprojnë ashtu siç kanë vepruar disa kandidatë për kryetarë komunash në vitin 2011.

“Por siç duket kjo nuk vlen sot për opozitën”, thonë ata.

Por sipas kryetarit të kësaj partie Zoran Zaev kjo është vepër e qeverisë me çka shihet qartë marrëdhënia pozitë opozitë. “Ne hoqëm dorë nga mandatet, ndërsa dikush manipulon me publikun duke thënë se deputetëve të opozitës ka filluar të ju rrjedh rroga”, ka thënë Lideri i LSDM-së Zaev.

Partia opozitare maqedonase LSDM ka njoftuar se në të ardhmen do të formojë “Qeveri në hije” pasi të gjitha format e mundshme demokratike për të shfaqur pakënaqësinë dhe injorimin e këtij pushteti po ngulfaten pikërisht nga pushteti.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net