Shqiptarët e Shkupit formojnë Lëvizje të pavarur politike?
Të pa kënaqur nga gjendja aktuale e shqiptarëve në Maqedoni, mos avancimi i çështjeve me thelb kombëtarë siç janë përdorimi I gjuhës dhe I Flamurit, ngecjet të cilat janë shënuar në rrugën euro-atlantike, mos përfaqësimi adekuatë I shqiptarëve në institucionet vendore, si duket kanë revoltuar jashtë mase në mesin e shqiptarëve të Shkupit, të cilët fillojnë përgatitjet për themelimin e një Lëvizje të pavarur politike, mëson Agjencia e lajmeve sq.kurir.mk.
Nga burime të sigurta Agjencia e Lajmeve sq.kurir.mk, mëson se këtë Lëvizje do ta themelojnë një grup i disa Organizatave Jo Qeveritare, të përkrahur fuqishëm edhe nga një pjesë e mirë e disa intelektualëve, dhe ish fytyra të njohura të politikës.
-Duke u nisë nga situate të cilën e kanë shqiptarët tani, ku për disa vite me radhë kanë mbet në mëshirën e vetëm dy partive politike, të cilët më tepër janë të përqendruar në avancimin e çështjeve të tyre personale, sesa avancimin real të shqiptarëve. Nga kjo pikënisje mendojmë se është më se e domosdoshme themelimi I një Lëvizje Kombëtarë Politike, e cila ka lindë si ide e një OJQ nga Shkupi, por e cila është shumë e pranueshme edhe për ne, ka pohuar për sq.kurir.mk, një anëtarët I një OJQ I cili pritet të jetë pjesë e bordit drejtues të kësaj Lëvizje, dhe I cili insistoj të mbetet anonim.
Sipas Informatave që posedon sq.kurir.mk, shtyllat dhe baza e kësaj Lëvizje do të jetë në Komunën e Çairit, ndërsa paraprakisht nga përkrahja e madhe që kanë në Gostivar, ky vend do të jetë pjesë, apo krahu tjetër I kësaj Lëvizje.
Agjencia e lajmeve sq.kurir.mk në ditët në vazhdim do ti ju njofton, për emrin e kësaj Lëvizje, por ajo që tanimë më dihet është fakti se deri më tani në këtë Lëvizje do ta mbështetin 7 OJQ, si dhe katër fytyra të njohura nga e kaluara politike, port ë cilët do të jenë vetëm shtytës, kurse politik bërjen do ta kenë për sipër fytyra të reja të cilët nuk kanë hipoteka politike.








