Cuculi: Ne fitojmë për “Ballistët’, s’na interesojnë të tjerët
Të dielën, zhvillohet java e fundit (33-të) e kampionatit të Maqedonisë në futboll. Futbollistët e Shkëndijës në fushë dhe para shikuesve të saj do të luaj kundër Pelisterit nga Manastiri dhe në rast të humbjes ose barazimit të Vardarit në Shtip, atëherë kuqezinjtë me fitore do të siguronin vizën për në Europë. Njëri nga lojtarët më të mirë jo vetëm të Shkëndijës, por edhe në tërë kampionatin, Ardian Cuculi ka deklaruar për “Lajm” pa marrë parasysh se si do të përfundoj ndeshja në Shtip, do të jetë krenar me rezultatet e shënuara në stinorin pranveror.
“Kjo është ndeshja e fundit në këtë sezon dhe ne jemi të bindur për të mbyllur sezonin me fitore. Nuk jemi të preokupuar me rezultatet tjera, do japim maksimumin për të treguar lojën tonë dhe për të kënaqur publikun me një paraqitje dinjitoze dhe besojmë në fund së bashku t’i gëzohemi edhe një triumfi. Pas ndeshjes do të shohim nëse kjo do të jetë e mjaftueshme për të siguruar një vend për Kupat Evropiane. Mirëpo, edhe nëse ndodh që mos sigurojmë Evropën, ne do mbetemi krenar për gjithë atë që kemi bërë në pranverë, kur me këtë seri fitoresh dhe me paraqitjet e treguara përballë skuadrave të kreut përfshi këtu edhe kampionin e ri Rabotnçkin, kemi vërtetuar se jemi ekip cilësor që meriton të luftojë për tituj, por kësaj radhe ngecim vetëm falë vjeshtës së dobët. Apeloj që sa më shumë tifozë të vijnë të dielën në stadium dhe së bashku të ndajmë edhe një sukses”, deklaroi për gazetën “Lajm”, mbrojtësi i majtë i Shkëndijës, Ardian Cuculi. Ndeshjet e javës së 33-të do të luhentë dielën me fillim prej orës 15:00.
Ndeshjet, java e 33-të
( e diel, ora 15:00)
Shkëndija-Pelister
Euromilk-Gostivari
Napredok-Renova
Turnovo-Rabotnicki
Makedonija GJP-Metalurg
Bregallnica-Vardar
Tabela: Rabotniçki 62, Turnovo 57, Metalurg 56, Vardar 55, Shkëndija 54, Pelister 52, Bregallnica 43, Renova 43, Euromilk 38, Makedonija GJP 32, Napredok 17, Gostivari 14 pikë.








