Vardari apo Shkëndija në Liga Europa - tetova1.com

Vardari apo Shkëndija në Liga Europa


Kategoria: Sport

Postuar më: Sht, Maj 17, 2014





Të dielën me ndeshjet e javës së 33-të, do të mbyllet sezoni I sivjem I elitës së futbollit vendor. Vetëm pas zhvillimit të 90 minutave të fundit të këtij sezoni do të kemi mundësinë që të mësojmë edhe merin e skuadrës së katërt e cila Maqedoninë do ta përfaqësojë në kupat evropian. Për këtë shkak në qendër të vëmendjes do të jenë ndeshja në Shtip dhe ajo në Tetovë. Vardari në transfertë do të përballet me Bregallnicën dhe nuk ka të drejtë gabimi, ndërsa Shkëndija në terren vendas do të luaj të fitojë Pelisterin dhe të shpresojë se Bregallnica do luaj së paku baraz me shkupjanët. Në ndeshjet e tjera që nuk kanë peshë sa I përket rezultatit do të përballen:– Horizonti dhe kampioni I ri Rabotnicki, pastaj Euromilku – Gostivari, Napredoku- Renova si dhe në derbin lokal Makedonija Gj.P do të luaj me Metalurgun.

LPFM – Java e XXXIII
Euromilku – Gostivari
Napredoku – Renova
Makedonija Gj.P – Metalurgu
Shkëndija – Pelisteri
Bregallnica – Vardari
Horizonti – Rabotniçki

Të gjitha ndeshjet do të nisin në ora 15:00.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net