Berzah Bejtullahi – Xaki, zgjidhet kryetar i Degës së BDI-së për Komunën e Bogovinës - tetova1.com

Berzah Bejtullahi – Xaki, zgjidhet kryetar i Degës së BDI-së për Komunën e Bogovinës


Kategoria: Lajme

Postuar më: Hën, Maj 19, 2014





Mbrëmë në ambientet e Komunës së Bogovinës është mbajtur kuvendi zgjedhor i Degës së BDI-së për këtë komunë, ku për kryetar të Degës së BDI-së është zgjedhur ish-komandanti i UÇK-së, Berzah Bejtullahi (Xaki).

Kryetari i ri i kësaj dege, në fjalim e tij pas marrjes së besimit se kuvendarëve, falënderoi për përkrahjen e të gjithë aktivistëve, simpatizantëve dhe anëtare të BDI-së në këtë komunë, duke siguruar se do të përfaqësoj me dinjitet të gjithë votuesit e BDI-së në këtë komunë dhe se do të mbetet i hapur për bashkëpunime me të gjitha strukturat për fitore të reja të BDI-së.

Ndryshe, Berzah Bejtullahi është nga lindur në fshatin Sellcë e Keqe dhe aktualisht është i punësuar në N.P. “Rrugët e Maqedonisë”.

 

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net