Kuvendi i PDSH-së së Strugës: Nuk njohim legjitimitetin e Menduh Thaçit (FOTO)
Në mbledhjen e Kuvendit të degës së PDSH-së e thirrur me kërkesën e një të tretës së kuvendarëve Surja Rashidi është zgjedhur kryetar i degës së PDSH-së në Strugë duke e kualifikuar zgjedhjen e paradokohshme të kryetarit dhe strukturave të kësaj partie në Strugë si jo statutor dhe arbitrare.Kuvendarët këtë veprim të tyre sic thanë e arsyetuan në bazë të nenit 28,paragrafit III të Statutit të PDSH,ku thuhet 1/3 e kuvendarëve të degës ,ka të drejtë të thirrë kuvendin e degës.”Pas zhvillimeve të fundit brenda PDSH-së dhe shkeljeve të njëpasnjëshme të statutit të partisë nga ana e kryetarit të partisë si dhe selisë së tij politike,para gjatë dhe pas fushatës zgjedhore,kulmin të shkeljeve me thirrjen gjoja të kuvendit të degës së Strugës me kuvendar në mënyrë arbitrare,duke shkelur vullnetin dhe legjitimitetin e nëndegëve dhe kuvendarëve të degës si dhe atyre të RDSH-së dhe FGSH-së ne kuvendarët e poshtëshënuar kërkojmë thirrjen e jashtëzakonshëm të degës”u tha për arsyetimin e këtij vendimi nga kuvendarët .Në fjalën e tij si kryetari i zgjedhur Surja Rashidi potencoi se PDSH dhe dega e Strugës ka përpra një proces me shumë veshtirësi në mënyrë që të të vi deri te i implementimit të platformës së saj.”Partia ka një platformë dhe program me të cilën del në opinion dhe ekziston për të marr mandatin në mënyrë që atë platformë dhe program ta zbatojë nëpërmjet pjesmarrjes në qeverisje .Qytetarët dhe anëtërësia presin që PDSH të shëndrrohet në një subjekt të fuqishëm në mënyrë që të implementoj programin dhe platformën e saj ”tha Rashidi.Gjithashtu në këtë takim u zgjodh dhe anëtarët e kryesisë së degës:Verim Kaba ,Naser Iljazi,Enis Istrefi, Mendi Qyra , Ymer Ymeri,Zylfie Kaliqi,Ardiana Ajrullai,Mexhit Ymeri,Avdulla Qazimi,Bajram Kaba,Jetona Selimi,Këndime Maksuti,Lion Dauti,Etem Etemi,DalipTairi,Merxhan Mamudi ,Petrit Isterfi,Lavdrije Istrefi,Xhifli Shej,Tefik Xhila, Hasan Hasani.Në këtë takim prezent ishte edhe Ziadin Sela i cili në cilësin e kuvendarit u drejtua në disa raste të pranishmëve ndërsa mungoi Lavdrim Elmazi tashmë ish kryetari i degës.
Konkluzat nga Kuvendi i Degës së PDSH-së së Strugës, i cili nuk njeh legjitimitetin e Degës që mbështetet nga Struktura Qendrore e PDSH-së:
1. Kuvendi i degës së PDSH-së në Strugë, si pasojë e shkeljeve të rënda dhe të përsëritshme të Statutit të partisë nga ana e kryetarit të PDSH-së, z. Menduh Thaçi, nuk njeh më legjitimitetin e këtij të fundit.
2. Kuvendi i PDSH-së, dega në Strugë, i sugjeron kryesisë së degës dhe kryetarit të saj, z.Syrja Rashidi, që të ndërpres çdo komunikim me Kryesinë Qendrore dhe kryetarin e saj, z.Menduh Thaçi;
3. Kuvendi i PDSH-së, dega në Strugë, duke u bazuar në Statutin e Partisë Demokratike Shqiptare, legjitimon lëvizjen për ndryshime brenda partisë dhe fton kuvendet dhe kuvendarët e degêve tjera simotra në nivel republikan, që ti bashkëngjiten kësaj lëvizjeje që për qëllim ka të ofrojë PDSH-në më afër popullit, më afër anëtarëve të partisë dhe ta kthejë atë në rrugën që e trasoi z.Arbën Xhaferi.








