Ademi do t’i emëroj zyrtarisht shqip shkollat e Çairit dhe Tetovës - tetova1.com

Ademi do t’i emëroj zyrtarisht shqip shkollat e Çairit dhe Tetovës


Kategoria: Arsim / Lajme

Postuar më: Mër, Qer 11, 2014





Ministri i ri i arsimit Abdilaqim Ademi pritet që në mandatin e tij të ardhshëm t’ua ndryshojë emrin disa shkollave në gjuhën shqipe të cilat vazhdojnë të kenë edhe mëtutje emra të heronjve maqedonas dhe heronjt të sistemit të kaluar.
Nxënësit e katër shkollave fillore në Komunën e Çairit të cilave dy vjet më parë iu ndryshuan emrat, edeh sivjet i kanë marrë dëftesat me emrat e vjetër të shkollave. Ademi pritet që për shkollat “Nikolla Vapcarov”, “Jane Sandanski”, “Rajko Zhinzifov” dhe “Cvetan Dimov”, të pranojë propozimin e komunës Çair për emrat e rinj “Ismail Qemali”, “Hasan Prishtina”, “Jashar Bej Shkupi” dhe “Imri Elezi”.
Gjithashtu mësohet se detyrë e Ademit do të jetë ndryshimi edhe i emrav etë disa shkollave tjera edhe atë në Tetovë ku gjimnazi i Tetovës do të riemërohet “Rexhep Voka” ose “Gjon Buzuku”, shkolla e mesme e mjekësisë së Tetovës “Ferid Murati”, ndërsa shkolla e mesme tekstile e Tetovës “7 marsi” ose “13 Gushti”.
Emra të njejtë do të vazhdojnë të mbajnë shkollat e mesme të Tetovës, ajo e teknikës “Mosha Pijade” dhe ajo e ekonomisë “8 Shtatori”.
Në program për ndryshimin e emrave të shkollave janë edhe disa shkolla nga rajoni i Dibrës, nga rajoni i Çairit, Kumanovës, Gostivarit, Strugës etj.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net