Lista e drejtorive dhe agjencive qeveritare që do ti udhëheq BDI - tetova1.com

Lista e drejtorive dhe agjencive qeveritare që do ti udhëheq BDI


Kategoria: Lajme

Postuar më: Mër, Qer 11, 2014





Mësohet se BDI në qeverisjen e ardhshme do të udhëheqë me 4 zëvendësministra dhe me 5 sekretarë shtetëror, edhe pse nuk bëhet ende e njohur se cilat do të jenë këto ministri.

Jozyrtarisht mësohet se BDI do t’i mbajë të gjitha postet e deritanishme të cilat i kanë pasur, përveç në ministritë ku kanë marrë pozita të ministrave, ndërsa në mbrojtje mësohet se do të kenë zëvendësministër.

Sa i përket sekretarëve shtetëror, BDI në këtë mandat do të këtë 2 sekretarë shtetëror më pak, ndërkaq në mandatin e kaluar kishin 7 sekretarë edhe atë Ilham Ismani, Genc Muharemi, Ejup Alimi, Besir Jashari, Jahi Jahiu, Nasuf Ipçe dhe Muzafer Bislimi.

Drejtoritë / agjencitë qeveritare me të cilat do të udhëheqin kuadro të BDI-së:

• 4 Zëvendës ministra
• 5 Sekretarë shtetëror
• Aeroportet e Maqedonisë
• Agjencioni për Investime të Huaja
• Agjencioni për Menaxhim me Pronën e Konfiskuar
• Agjencioni për rezervat Shtetërore
• Banka e Maqedonisë për Zhvillim
• Biblioteka Tetovë
• Burgu Strugë
• Burgu Tetovë
• Byroja për Zhvillim Rajonal
• Drejtoria e Farërave
• Drejtoria për rezervat e naftës
• Enti Shtetëror për Pronë Industriale
• Fondi i shëndetësisë
• Galeria e Arteve Tetovë
• Galeria Nacionale Shkup
• Inspektoriati për Pylltari dhe Gjuetisë
• Inspektoriati Devizor
• Inspektoriati i Punës
• Inspektoriati i Transportit
• Inspektoriati Sanitar dhe Shëndetësor
• Inspektoriati Teknik
• Instituti Albanologjik Shkup
• Instituti për shëndet publik
• Konvikti Studentor Pellagonia
• M-NAV
• Muzeu i Alfabetit Manastir
• Muzeu Natyror Shkencor
• NP Agroberza
• NP Hekurudhat e Maqedonisë
• NP Kullosat e Maqedonisë
• NP për Menaxhim me Objektet Sportive
• NP Rrugët e Maqedonisë
• Parku Nacional Pelister
• Postat e Maqedonisë
• Qendra Nacional për Konzervim - Gostivar
• Qendra Nacionale Konzervatore - Shkup
• Qendra për Arsim të Mesëm Profesional
• Qendra për Kulturë Gostivar
• Qendra për Kulturë Tetovë
• Qendra për Menaxhim me Kriza
• Qendra Shtetërore për Provime
• Shtëpia Përkujtimore “Nëna Terezë”
• Teatri për të Ri dhe të Rritur
• Teatri Shqiptar Shkup

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net