Flet babai i Angell Petkovskit të vrarë në Gjorçe Petrov
|
Lagjja Gjorçe Petrov e Shkupit pas vrasjes së Angell Petokvskit, i është ‘nënshtruar’ një heshtjes së çuditshme. Sasho Petkovski, babai i të ndjerit Angell, është duke i jetuar ditët me dhembje, pas humbjes së djalit të tij, nuk është në gjendje të thotë as edhe një fjalë të vetme për ngjarjen tragjike e të përgjakshme të ndodhur afër spitalit “Eye Hospital”, shkruan “Utrinski Dnevnik”
“Tani nuk jam në gjendje të them as edhe një fjalë të vetme. Ende jam në mjekim. Kur do mundem, atëherë do të flas. Kjo është kjo… E humba djalin”, - është përgjigjur shkurtimisht Sasho, por në ndërkohë gazetarit i është afruar një komshi i Sashos i cili ka lëshuar akuza të rënda ndaj gazetarëve dhe medieve.
Të nesërmen pas paraburgimit të Naser Eshrefi, të akuzuarit për vrasjen e Angell P.t në lagjen e Gjorçe Petrovit, janë demantuar raportimet paraprake të mediave vendase, sipas të cilave Naser E. më herët është paditur disa herë për vjedhje të ndryshme. Ka qenë avokati i tij, Ruben Dvojakov, ai i cili ka quajtur budallallëqe dhe spekulime raportet e shumë mediave, duke përsëritir edhe njëherë qëndrimin e tij paraprak, sipas të cilit i riu me banim në fshatin e Gërçecit në rastin konkret ka qenë viktimë e një rrahjeje nga ana e të vrarit dhe babait të tij.
“Këtyre ditëve dëgjuam shumë budallallëqe. Megjithatë, me bindje të plotë dhe pas kontrolleve përkatëse në Ministrinë e Brendshme mund të them se Naseri është shumë i pastër. Ai nuk ka të kaluar kriminale. Pra, asnjëherë deri më tani nuk është akuzuar ose paditur, më saktësisht nuk është autor i ndonjë vepre penale. Emri i tij deri më tani nuk është evidentuar në evidencat kriminalistike”, tha avokati Rubin Dvojakov.
Vetëm një ditë më parë, avokati, duke u mbështetur në deklaratat e Neser E., sqaroi se thika me të cilën është kryer vrasja ka qenë pikërisht e të vrarit Angel Petkovski dhe se ai gjatë rrahjes ka arritur t’ia marrë dhe me të e ka goditur dy herë në vetëmbrojtje./Almakos









