Sela bën lëvizjet e para, të shtunën takohet me banorët e Çegranit ?!
|
Sipas një njoftimi që po qarkullon në rrjetin social Facebook, Ziadin Sela do të realizojë një takim me qytetarë në fshatin Çegran pranë Gostivarit, shkruan Drini.mk
Kryetari i Komunës së Strugës, siç duket po bën hapat e tij të parë për të krijuar forcën opozitare në kuadër të PDSH-së duke pasur parasysh se me këtë njoftim shkon bashkë edhe një fotografi nën logon e PDSH-së me moton Beteja Vazhdon.
Dhjetra shpërndarje në facebook, nga anëtarë dhe ish funksionerë të PDSH-së kanë bërë që ky informacion të përhapet, duke paralajmëruar një verë tepër të nxehtë në aspktin politik, shkruan portali Drini.mk.
Sipas të dhënave në njoftimin në FB, takimi do të zhvillohet ditën e Shtunë 14/06/2014 në ora 19-oo, në ambinetet e shkollës periferike në fshatin Çegran.









