Para se të kërkohet ndihmë nga të huajt, BDI-ja le ta bëjë punën e vet - tetova1.com

Para se të kërkohet ndihmë nga të huajt, BDI-ja le ta bëjë punën e vet


bdi qeveri
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Sht, Qer 14, 2014





Analistët rekomandojnë që vendi ka nevojë për angazhim konkretë brenda vendit para se të kërkojë ndihmën e faktorit të jashtëm. Ata e konsiderojnë këtë gjendje si shembull të politik-bërjes jo të mirëfilltë.

Bashkimi Evropian dhe euro integrimet në përgjithësi kanë kriteriumet e veta për anëtarësimin në po këto institucione. Ata tashmë me dekada bëjnë sugjerime rreth plotësimit të kriteriumeve për BE dhe NATO si dhe raporte për atë se çfarë është arritur deri më tani. Raportet e fundit për Maqedoninë deri më tani nuk kanë qenë të mira dhe kanë vërtetuar se duhet edhe shumë për t’u bërë, duke filluar nga hapësira për shprehjen e lirë deri tek departizimi i institucioneve dhe korrupsioni.

Në takimin e së enjtes me komisaren e lartë për komunitete pranë OSBE, Astrid Thors, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti ka kërkuar bashkëpunim më të madh nga faktori i jashtëm për gjetjen e një kompromisi për emrin.

Shumë pak është arritur nga ajo se çfarë është rekomanduar nga faktori i jashtëm. Politikanët në vend se të bëjnë punën e tyre dhe t’i përmirësojnë gabimet, ata kërkojnë ndihmë nga faktori i jashtëm.

Analistët rekomandojnë që vendi ka nevojë për angazhim konkretë brenda vendit para se të kërkojë ndihmën e faktorit të jashtëm.

“Mendoj se kërkesa që faktori ndërkombëtar të ketë një rol më aktiv, ndoshta edhe determinues, sa i përket zgjidhjes së çështjes së emrit është kërkesë objektive. Por para se të kërkohet ndërmjetësimi më intensiv ndërkombëtar, nevojitet angazhim më i madh konkret i faktorëve politik brenda vendit, sepse emri, zgjidhja, kompromisi janë çështje e brendshme politike dhe publike. Nevojitet presion më i madh, qartësim më i madh politik nga faktori shqiptar, sepse kam përshtypjen se faktori ndërkombëtar ndjehet i lodhur, i demotivuar dhe rrjedhimisht edhe i pavullnetshëm që të jetë më aktiv në këtë segment”, ka theksuar për “Lajm” profesori universitar Sefer Tahiri.

Ndërkaq, analisti Ramadan Ramadani këtë gjendje e konsideron si shembull të politik-bërjes jo të mirëfilltë.

“Siç është cekur edhe më parë ky është shembull i politik-bërjes mbrapsht. Në relacionin qeveri dhe faktori ndërkombëtar ky vendoset vetëm mbrapsht si lehtësues ndonëse është pjesë e qeverisë dhe ajo që duhet të bëjë Ali Ahmeti është të kërkon qe krye-negociatori prej tani të jetë kuadro shqiptarë”, shprehet Ramadan Ramadani, analist nga instituti Nisma.

Politikanët zakonisht shprehen të gatshëm për reforma dhe përgjegjësi ndaj faktorit ndërkombëtarë por pa i realizuar rekomandimet e viteve më parë.

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për çështje evropiane Fatmir Besimi sot realizoi takim me zëvendës ministrin e punëve të jashtme të Republikës së Italisë Benedeto Della Devoda.

Besimi ka përshëndetur gatishmërinë për përkrahje gjatë presidencës së tyre me BE-në lidhur me kyçjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe shtoi se integrimet janë prioritet kryesor strategjik i Republikës së Maqedonisë dhe se vendi ynë është fuqishëm i përkushtuar në zbatimin e reformave dhe plotësimin e kritereve për anëtarësim në Union.

Maqedonia vazhdon të ec në vend, e bllokuar nga Greqia në pamundësi për të krijuar politikë racionale ngec edhe në sferat tjera; mungon kohezion dhe mirëqenie sociale.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net