Papa ia mohoi golin futbollsitit tetovar Blerim Xhemajlit (FOTO)
Blerim Xhemajli lojtari nga Bogovina e Tetovës e pati një mundësi të artë që të realizoj gol dhe ta barazoj rezultatin në fund të ndeshjes Argjentinë-Zvicër, por topi i goditur me kokë përfundoi në shtyllë. Nëpër rrjetet sociale po qarkullojnë disa fotomontazhe ku shihet Papa Francesco duke ndalur goditjen e mesfushorit shqiptarë.
Zvicra u eliminua nga Kampionati botëror pas humbjes nga Argjentina me rezultat 1:0, pas vazhdimeve. Por, Blerim Xhemajli e pati një mundësi të artë që të barazoj rezultatin në fund të ndeshjes, por topi i goditur me kokë përfundoi në shtyllë.
Ndërsa, nëpër rrjetet sociale po qarkullojnë disa fotomontazhe ku shihet Papa Francesco duke ndalur goditjen e mesfushorit shqiptarë. Duhet cekur se Papa Francesco ka prejardhje nga Argjentina .









