“Zëri i Vendlindjes”, porosi partive për “Monstrën” - tetova1.com

“Zëri i Vendlindjes”, porosi partive për “Monstrën”


Kategoria: Lajme

Postuar më: Mër, Kor 2, 2014





Shoqata joqeveritare “Zëri i Vendlindjes” ka reaguar rreth rastit “Monstra” ku me burg të përjetshëm u dënuan gjashtë shqiptarë. “Nuk është hera e parë që dëgjojmë për kësi lloj dënimesh drakonike të shqiptarëve të pafajshëm.

Në mungesë të zbulimit të atyre që në të vërtetë e bënë krimin, kësaj here dënimi iu shqiptua përmes dëshmitarit të mbrojtur. Kur humb besimi te gjyqet çdo lloj dënimi duket i dyshimtë.

Apelojmë te subjektet politike të jenë më vigjilent në mbrojtjen e shqiptarëve, tanimë si duket të pambrojtur”, reagon Zëri i Vendlindjes”, me kryetar Muhadin Zulfiu.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net