Tetova me sasi të mjaftueshme e ujit - tetova1.com

Tetova me sasi të mjaftueshme e ujit


uji tetove
Kategoria: Lajme

Postuar më: Enj, Kor 3, 2014





Autoritetet e Ndërmarrjes Publike Komunale kanë bërë të ditur se me shkrirjen e borës në mal dhe rreshjet e shiut që përfshinë këtë rajon kanë bërë që të ketë sasi të mjaftueshme të ujit në këtë periudhë. Nga kjo ndërmarrje theksuan se nuk pritet që të ketë restrikcione gjatë periudhës në vijim nëse nuk ka keqpërdorime të mëdha të ujit sepse sasia e 500 litrave ujë në sekondë është e mjaftueshme.

“ Tani nuk ka kufizime në përdorimin e ujit, por dhe nuk është paralajmëruar të ketë as gjatë muajve të ardhshëm. Çdo ndërprrje e përdorimit të ujit që ndodh është për shkak të sanimit të ndonjë defekti apo mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit. Punimet e fundit të rrjetit të ujësjellësit që janë kryer në lokacionin afër bibliotekës së qytetit ku janë montuar orëmatës të cilat janë të nevojshme për funksionimin e sistemit dhe gjatë asaj periudhe sa kanë zgjatur punimet ka patur ndërprerje të furnizimit me ujin e pijshëm”, thonë nga kjo ndërmarrje, transmeton Televizioni Koha.

Sa i përket vendosjes së orëmatësve të rinj, është kryer faza e parë ku janë montuar rreth 6000 ormatës, ndërsa ky aksion do të vazhdojë edhe në të ardhmen, pohojnë nga NPK-ja. Nga Ndërmarrja Publike Komunale bëjnë apel që qytetarët të shfrytëzojnë ujin në mënyrë racionale.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net