Agim Nuhiu mbron Bejtën nga kritikat e komunitetit rom
|
Anëtari i Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi, Dr. Agim Nuhiu mbron Bejtën nga kritikat e komunitetit rom ne Gostivar!
Në Komunën e Gostivarit është mbajtur Punëtoria në lidhje me bashkëpunimin e Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi dhe Komisioneve në shkallë të qeversjes lokale. Ky takim është mbështetur nga misioni i OSBE-së në Shkup. Në këtë aktivitet morën pjesë edhe përfaqësues të shoqërisë civile në Gostivar.
Kryetari i Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi Dushko Minovski prezentoi aktivitetet dhe rezultatet e këtij trupi në luftën kundër diskriminimit. Nga përfaqësuesit e sektorit civil drejtuan kritika në adresë të Kryetarit të Gostivarit për diskriminim me rastin e përvjetorit të Komunës për hapeningun e organizuar ku është prezentuar një këngë në të tre gjuhë: shqipe, maqedone dhe turke duke promovuar bashkëjetesën dhe tolerancën midis komuniteteve.
Anëtari i Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi, Dr. Agim Nuhiu mbrojti këtë aktivitet duke e përgëzuar si një akt pozitiv dhe përkundër faktit se nuk ka pasur fragmente edhe në gjuhën rome.
Ai theksoi se është shumë i sigurtë se z. Bejta ka respekt të veçantë për kulturën, traditën dhe kapacitetet artistike të qytetarëve rom në Gostivar. Këtë qëndrim, ai e arsyetoi në faktin e bashkëpunimit që ka Kryetari Bejta me të gjithë komunitetet që jetojnë në Gostivar. Ka pasur shumë aktivitete nga komuniteti rom, që nga Komuna e Gostivarit kanë gjetur përkrahje dhe mbështetje, tha Nuhiu.
Në këtë aktivitet, të pranishmit konkluduan se është me interes të kultivohet tolerance dhe bashkëjetesa, respektimi i parimit të barazisë dhe mosdiskriminimit në një shkallë më të lartë të mundëshme. / Brunilda Kuçi/









